Futboll Shqipëri Sport

BESOJNË TEK TITULLI/ Mobilizim “luftarak” në Durrës, i kujtojnë “ferrin” Partizanit (FOTO)

Më 8 dhjetor, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”, do të jenë mysafirë “demat e kuq”, që kryesojnë kampionatin e Superiores. Skënder Gega dhe të tijtë duhet t’i marrin mirë masat për këtë transfertë, sepse janë të paralajmëruar. Në qytetin bregdetar është dhënë kushtrimi për të shtrënguar radhët, tifozë dhe ekip bashkë, në mënyrë që ta shndërrojnë në “ferr” ndeshjen e javës së 16-të për Partizanin.

Përmes faqes së tifozëve durrsakë në Facebook, por edhe afisheve që po shpërndahen nëpër qytet, madje po vihen në vende të dukshme, në përmasa të ndryshme, ka ardhur thirrja e fortë: “Një punë intensive nga të gjithë për të LAJMERUAR të gjithë, që të shtunën e pret FERRI ekipin e Partizanit në “Niko Dovana”. Të gjithë aty për TEUTEN!”

Mbetet të shihet se sa do të funksionojë kjo lloj mënyre karikimi për tifozët bregdetarë, të cilët kanë vite pa e mbushur stadiumin e tyre. Ndoshta shkuarja në “Niko Dovana” e kryesuesve të Partizanit, por edhe fakti se skuadra e tyre e zemrës pozicionohet në vendin e tretë të Superiores për momentin, i ka shkundur tifozët durrsakë, që nisin fushatën e mobilizimit disa ditë përpara sfidës. Në mënyrë “luftarake”, madje…, përmes thirrjes: Zgjohu durrsak!

Related posts

MILANI dhuron SPEKTAKËL, LAZIO mposht Fiorentinën, ATALANTA futet në krizë

Isa.Autor

VIZION PËR TË ARDHMEN/ Super projekti i Serisë A: një kampionat në 20 ditë gjatë Kupës së Botës

Delo.autor

“BISEDIMET VAZHDOJNË..”/ Bayerni nis ofertën zyrtare për Perisic, Interi kthen përgjigje

Delo.autor

Leave a Comment