Futboll Shqipëri Sport

BORXHET TATIMORE/  Reagojnë mediat ndërkombëtare: SHQIPËRIA, në LISTËN E ZEZË të UEFA-s

Shqipëria është në listën e zezë të UEFA-s. Janë mediat ndërkombëtare që bëjnë me dije një fakt të tillë. Kështu, portali “sivpost.com” ka bërë dje me dije se klubet shqiptare nuk do të pranohen në Europë, nëse kanë borxhe tek organet shtetërore apo nuk i shlyejnë rregullisht.

Faqja e internetit, pasi merr shembull Dinamon e Ukrainës, e cila mund të dënohet për mashtrimin me rrogat e ulëta bën me dije se edhe në Shqipëri e kanë pisk. “Për shkak të borxheve të shumta me autoritetet fiskale të vendeve të tyre, UEFA ka ndëshkuar federatat dhe klubet e Kazakistanit, Shqipërisë dhe Serbisë. Ndëshkimet kanë qenë gjoba dhe mohimi i pjesëmarrjes në Europë”, thuhet në artikull.

Lajmi vjen një ditë pasi “Panorama Sport” zbuloi se pesë klube të Kategorisë Superiore janë borxhlie te takimet. Skuadrat janë respektivisht, Flamurtari, Luftëtari, Tirana, Kastrioti dhe Kamza, pra 50% e futbollit elitar në vend. Kështu, i bie që 5 klubet me probleme financiare të mos licencohen për të marrë pjesë në kupat e Europës dhe rrjedhimisht të mos luftojnë fare për këto vende deri në fund.

flamurtari tirana

Por, po t’i shtojmë kësaj liste edhe Skënderbeun e dënuar nga UEFA me 10 vite, rezulton që vetëm katër klube sot për sot të mund të luftojnë për kupat e Europës. Në gjendjen që është sot Superiorja, Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi e kanë të garantuar që shkojnë në kupat e Europës.

Pra, këto skuadra kanë luksin që më së pari të sigurojnë mbijetesën dhe së dyti të luftojnë për titullin kampion. Ky i fundit, përveç prestigjit, mund t’u garantojë të ardhura më të mëdha, sepse pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve shpërblehet nga UEFA më shumë sesa Liga e Europës.

Related posts

PAS DËMTIMIT/ Icardi në San Siro, fishkëllima dhe arratisje (FOTO)

Delo.autor

“E KANË ZEMRËN TË LIDHUR ME…”/ Dalin të fshehtat; Messi dhe FABREGAS janë bashkëpronarë të këtij KLUBI me Pique (FOTO)

F.autor

E RRALLË/ E kërkoi De Biasi në Kombëtare, talenti shqiptar përfundon… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment