Futboll Seria A Sport

DUAN TË JENË KONKURUES/ PARMA pranë blerjes së ish-yllit të ROMËS

Parma është gati të bëjë goditjen e radhës pas blerjes së Inglese dhe Grassi nga Napoili. Klubi i porsa ngjitur në Serie A është shumë pranë ish-lojtarit të Arsenal dhe Roma, Gervinho.

Dy vite pas lamtumirës së tij nga Italia, teksa zgjodhi të vazhdonte karrierën e tij në Kinë te Hebei Fortune, lojtari nga Bregu i Fildishtë është gati të rikthehet në Serie A.

Ardhja e tij do të jepte më shumë opsione trajnerit D’Aversa në sulm dhe do të ishte një armë e fortë sidomos në kundërsulm.

Dy sezonet e fundit ai i ka kaluar në Kinë, ku ka shënuar 4 gola dhe duke bërë nëntë asiste në 29 paraqitje.

Related posts

“ÇMENDURI”/ Pornostarja ofron shumën marramendëse për shaminë që Messi fshiu lotët: Nuk e di nëse…

Delo.autor

Belgjika mban frymën, ylli i ekipit rrezikon ndjeshëm Botërorin pas një…

Sadik.Autor

POSHTËRIMI NË CHAMPIONS/ Tifozët presin me banderola lojtarët e Barcelonës: Turpi në 121 vjet histori

Delo.autor

Leave a Comment