Futboll Sport

BOTËRORI PËR KLUBE NDRYSHON FUTBOLLIN/ Njihuni me rregulloren e re…

Pavarësisht interesit të pakët mediatik, Botërori për Klube mbetet pa dyshim një kompeticion prestigjioz. Dhe ndodh shpesh që skuadrat të luftojnë për titullin duke luajtur një sport pak më të ndryshëm nga ai që janë mësuar të luajnë zakonisht. Për shembull, në një edicion të mëparshëm është eksperimentuar sistemi VAR dhe përgjigjet e marra në  fushën e lojës kanë çuar te rishikimi i parametrave të përdorimit dhe te kriteret që duhen respektuar. Në këtë edicion, Real Madrid dhe skuadrat e tjera do të kenë mundësinë të përballen me rregulla të reja.

Këto ndryshime të rregullores janë publikuar nga e përditshmja spanjolle “Marca”, që nuk e ka fshehur gëzimin për heqjen e rregullit “më absurd të botës”. Bëhet fjalë për rregullin që ndalon një sulmues të kapë topin gjatë një rivënieje fundore të portierit para se sfera të dalë nga zona e rreptësisë. Tani nuk do të jetë më e nevojshme që topi të dalë, por lëvizja e lojtarit kundërshtar duhet të fillojë jashtë gjashtëmbëdhjetë metrave. Muzikë për veshët e ekipeve që adhurojnë të bëjnë presing.

Duke parë se VAR kritikohet shpesh për humbje kohe, është kërkuar që të gjendet një zgjidhje. Kështu, aktualisht po studiohet një rregull, sipas të cilit një lojtar që zëvendësohet mund të dalë nga fusha nga çdo zonë të saj, ndërsa zëvendësuesi do të vazhdojë të futet nga mesi i fushës. Me pak fjalë, zëvendësimet mund të bëhen në çdo cep të fushë dhe nuk do të ketë më ecje të zgjatura drejt mesfushës me synimin për të humbur kohë. Kjo ide mund të ndihmojë në rikuperimin e kohës që mund të humbet nga VAR.

Një tjetër risi duhet të vijë edhe për sa i takon masave disiplinore: kartoni i verdhë ose i kuq i marrë nga një lojtar do të ketë ndikim edhe në kompeticionin pasardhës. Kështu, nëse Sergio Ramos, për shembull, do të ndëshkohet me të kuq në ndeshjen e fundit të Botërorit për Klube, do ta shlyejë skualifikimin në ndeshjen që do të luajë në kampionat kundër Villarreal.

Kjo mund të ndihmojë në ruajtjen e gjakftohtësisë gjatë një kompeticioni në të cilin skuadrat nuk kanë një garanci se mund të luajnë përsëri, të paktën në të ardhmen e afërt. Është një mënyrë për të zemëruar akoma më shumë trajnerët që kanë lojtarë të padisiplinuar.

Related posts

LIVE/ Senegali ndëshkon Japoninë dhe rimer avantazhin (VIDEO)

Isa.Autor

Tifozët presin në mesnatë futbollistët në aeroport, Skriniar feston si ultras (VIDEO)

Sadik.Autor

VIDEO/ Ky është goli më i bukur i javës në Francë, mos e humb!

Q.Autor

Leave a Comment