Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME/ Ylli i skuadrës zemëron Bayern Munich, mbetet jashtë ekipit për një… tatuazh

Rregullat janë rregulla, veçanërisht në kohën e coronavirus-it.

Futbollistët dhe klubet duhet të bëjnë shumë kujdes, sepse kompeticionet po vazhdojnë të luhen pa ndërprerje falë protokolleve të krijuar nga federatat e ndryshme.

Mosrespektimi i tyre do të thotë të vihet në rrezik shëndeti personal dhe ai i shokëve të skuadrës. Me pak fjalë, kush gabon, paguan. Veçanërisht në një klub të disiplinuar si Bayern.

Goal, në fakt, ka shpjeguar se francezi Tolisso është përjashtuar nga skuadra që ka mposhtur Hoffenheim për shkak se ka shkelur rregullat anti-covid.

Çfarë ka bërë kampioni i botës në 2018-ën?

Ka shkuar të bëjë një tatuazh dhe ka postuar gjithçka në rrjetet sociale. Klubi ka parë gjithçka dhe ka marrë masat menjëherë.

“Jemi të lumtur që, pavarësisht situatës aktuale, ndeshjet e Bundesliga-s mund të vazhdojnë përpara. Por kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë, futbollistë, trajnerë dhe stafi, të ndjekin rregullat e parashikuara”, ka thënë Rummenigge.

“Corentin Tolisso nuk i ka respektuar, pavarësisht se klubi ia kishte komunikuar rregullat skuadrës. Është një gjë e bezdisshme dhe që nuk mund të tolerohet”.

Kështu, për lojtarin ka ardhur përjashtimi nga lista e të grumbulluarve dhe një gjobë e majme, sa për të qenë të sigurt që francezi të mos e bëjë më dhe për t’i dhënë një mesazh gjithë ekipit.

“Kërkoj falje për sjelljen time të gabuar. Më vjen keq që kam shkelur rregullat e klubit dhe federatës gjermane. E di se kam zhgënjyer tifozët tanë dhe të gjithë Bayern-in. Më flani!”.

Rregullat janë rregulla, por në Mynih janë pak më shumë.

Related posts

TAKIMI SERGIO RAMOS-PEREZ/ Kapiteni i Real Madrid kërkon largimin: Më lejo të shkoj tek…

Delo.autor

ZBULOHET SHIFRA/ Makina e Maradonës del në ANKAND, ja sa kushton

F.autor

EUROPA LEAGUE/ Prishtinës nuk i mjaftojnë 90 minuta, shtesat vendosin për fituesin

Isa.Autor

Leave a Comment