Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Bayerni rikthehet i sezonit të shkuar, tjetër hap fals i Shalkes (VIDEO)

Kanë përfunduar 5 nga 6 sfidat e planifikuara për sot në kampionatin gjerman të futbollit, ku në fushë zbritën Bajerni i Mynihut dhe Shalke.

Bavarezët janë rikthyer te rezultatet pozitive dhe po i afrohen kreut të renditjes. Fitorja 0-4 kundër Hanoverit i çon djemtë e Niko Kovaç në -6 pikë nga Dortmundi, me verdhezinjtë që do të luajnë në orën 18:30.

Golat për Bajernin u shënuan nga Kimish, Alaba, Gnabri dhe Levandovski, me sulmuesin polak që duket i pandalshëm në shëninim e golave. Shalke nuk ka arritur të marrë tri pikët përballë Ausburgut. Edhe pse barazuan në minutën e 52’, ‘Mbretërorët Blu’ nuk ia dolën të arrinin të suksesi.

Bundesliga, java e 15-të

Hanover – B. Mynih  0-4
Kimish 2’, Alaba 29’, Gnabri 52’, Levandovski 63’

Ausburg – Shalke  1-1
Gregoritsh 13’ / Kaliaguri 52;

Duseldorf – Frajburg  2-0
Ahian 55’ 79’

Hofenhaim – B. M’Gladbah  0-0

Shtutgart – Herta Berlin  2-1
Gomez 64’ 76’ / Mitelshtad 38’

B. Dortmund – Verder Bremen  18:30

Related posts

3 GOLA NË 3 NDESHJET E FUNDIT/ Sulmuesi Uzuni ndëshkon dhe skuadrën e re të mbrojtësit të Shqipërisë (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Kampionët e Gjermanisë i tregojnë muskujt Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

SKANDAL NË KATAR/ Organizatorët e Botërorit përzënë punonjësit emigrantë

Delo.autor

Leave a Comment