Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Starton pjesa e dytë, vlonjatët në kërkim të golit (VIDEO)

Po luhet në Vlorë, sfida mes Flamurtarit dhe Kamzës, e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat vijnë në këtë takim pas rezultateve pozitive, teksa kuqezinjtë  mposhtën Laçin me rezultatin 1-0, ndërsa Kamza arriti të merrte një fitore të çmuar përballë Luftëtarit.

bandicam 2018-12-15 16-59-04-352

Terreni në stadiumin “Flamurtari” do të jetë disi i rënduar për shkak të reshjeve të shiut, teksa përballja nuk do të zhvillohet në kushtet optimale. Të dy trajnerët kanë bërë publike formacionet, ku nuk mungojnë surprizat.

bandicam 2018-12-15 17-18-53-613

Trajneri Gjoka është detyruar të “arnojë” mbrojtjen, për shkak të mungesave, teksa Arrabal dhe Bonani formojnë dyshen e qendrës. Te vlonjatët, sulmuesi Danilo Alvesh, ishte në pikëpyetje deri në momentet e fundit, por duke parë gjendjen e tij është vendosur që të startojë si titullar, duke formuar sulmin “atomike” me Kale, Torasën dhe Bushiç.

LIVE| FLAMURTARI–KAMZA 0-0

KOMENTI LIVE:

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Përgjumje e skuadrës së Flamurtarit, Plaku, provon me një gjuajtje, por topi shkon në duart e portierit Koliçi.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

38′ Duel i luftuar në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

31’ Një goditje dënimi e Kale në krahun e djathtë harkohet në zonë, por asnjë nga lojtarët e Flamurtarit nuk arrin të gjejë hapësirën për të gjuajtur në portë.

25′ Vlonjatët në kërkim të golit, Kotobelli kroson për Bushiç brenda zonës, por nuk arrin kapiteni i Flamurtarit që ta shtyjë topin drejt rrjetës.

18′ Danilo Alvesh vë në provë portierin Avdyli me një gjuajtje nga distanca, pozicional gardiani i Kamzës, që grushton topin.

15′ Mundësi e mirë për Kamzës, Plaku dhe Frashëri, nuk arrijnë ta kontrollojnë topin që kalon gjithë pasqyrën e portës.

13′ Rrëmujë në zonën e Kamzës, pas krosimit të Bathës, por nuk i del topi Pollozhanit.

10′ Vlonjatët shfaqen më kërkues në këto minuta të para, duke shtyrë drejt zonës së miqve.

6′ Kale nuk arrin të devijojë siç duhet me kokë, topin e harkuar nga Siljanovski, duke ia dorëzuar portierit Avdyli.

3′ Flamurtari hidhet menjëherë në sulm, duke fituar kështu goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar sfida, terren tepër i rënduar në stadiumin “Flamurtari”

Related posts

E BUJSHME/ Kanë oferta nga skuadra zviceriane dhe kroate, 2 yjet e Tiranës në shitje

Delo.autor

AKUZA TË RËNDA PËR ZANILOLO/ Ish-e dashura e yllit: Djali që do të lind është i tij, ai më braktisi

Delo.autor

DIKUR BËRI LËMSH BARCELONËN DHE ROMËN/ Braziliani gjen golin e parë pas gati 1 viti! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment