Champions League Futboll Sport

ÇFARË KAOSI/ Tension dhe PËRLESHJE në Romë, ndalohen 3 gjermanë para Lacio-Eintraht (FOTO)

Alarm në Romë, ku rreth 9 mijë tifozë gjermanë kanë mbërritur për të mbështetur Eintrahtin e Frankfurtit në ndeshjen me Lacion në Europa League. Ka pasur përleshje me tifozëve të dy skuadrave dhe tension të madh, edhe pse policia është në gatishmëri që në orët e para të mëngjesit.

Hedhje sendesh të forta drejt lokaleve dhe tension në qendër të Romës. Edhe në ndeshjen e parë mes dy skuadrave, e zhvilluar në Frankfurt më 4 tetor, ka pasur trazira. Presidenti i Eintrahtit i kishte paralajmëruar tifozët që të qëndronin në shtëpi, pasi në Romë ka grupe tifozësh ekstremistë, por ata duket se nuk i janë bindur.

Sipas njoftimeve zyrtare nga policia, tre tifozë gjermanë të ndaluar, pasi ata nuk janë bindur t’i nënshtrohen kontrollit të forcave të rendit, teksa ishin drejtuar për në stadiumin “Olimpico”. Ka pasur hedhje tymuesesh në rrugët e Romës orët e pasdites, por edhe sende të forta në drejtim të tifozëve kundërshtarë.

Related posts

“TË VARUR NGA IBRAHIMOVIC”/ Trajneri Pioli: E ardhmja ime varet nga rezultatet, jo nga…

Delo.autor

United rivalizon Realin, gati ‘buxheti’ për blerjen e Neymar nga PSG

Q.Autor

10 GOLA NË 8 NDESHJE/ Dy arsye pse Rudiger është kthyer në objektivin numër një tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment