Futboll Seria A Sport

PLAS TEK BARDHEZINJTË/ Ylli i JUVES thumbon Allegrin: Unë e meritoj fanellën, por…

Të luash pak dhe ta bësh në në ndeshjet jovendimtare nuk është idealja për një futbollist, por shpesh herë është e vërteta e hidhur e lojtarëve në ekipet e mëdha. Është detyrim të gjendesh gjithmonë gati, por mes të thënit dhe të bëritekziston shpesh një psikologji jo e lehtë për tu administruar. Bëhet fjalë për Daniele Rugani, qendërmbrojtësi i katërt në hierarkinë e Allegri te Juventus, në fushë si titular në Zvicër, në ndeshjen e humbur nga bardhezinjtë ndaj Young Boys.

Ish-futbollisti i Empolit nuk ka zhgënjyer, por humbja do të qëndrojë në statistika. “Duhet të mësojmë leksionin nga kjo ndeshje, sepse do të ketë shumë ndeshje gjatë vitit, të cilat teorikisht janë të lehta, por fusha është ndryshe. Edhe për meritë të kundërshtarit, por edhe ne nuk ishim të njëjtët”, deklaroi mbrojtësi toskan, Rugani, në përfundim të ndeshjes së fundit të vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League. Më pas Rugani, nuk mundi dot t’i shmanget pyetjeve në lidhje me situatën e tij personale në klub, vetëm pak ditë pas shpërtimit të tij në rrjetet sociale, ku tërhoqëi të gjithë vëmendjen me postimin: “Pas pak kjo situatë do të përfundojë”.

Dhe fjalët e Rugani, që në verë ishte shumë pranë Chelseas së Sarri, duket se kanë si objektiv teknikun livornez. “Unë kam qenë gjithmonë i mësuar dhe i edukuar, që të stërvitem fuqishëm dhe të jap gjithmonë maksimumin, të flas pak dhe të dëshmoj me fakte. Më pas është një trajner që bën zgjedhjet, unë i respektoj të gjithë, jam profesionist. Unë e ndjej plotësisht peshën e kësaj fanelle, sepse e di që e meritoj. E njoh veten time si futbollist dhe mendoj se e kam dëshmuar në këto vite. Pastaj ka nga ata që nuk duan ta shohin, por unë shkoj përpara dhe flas me fakte. Trajneri bën zgjedhjet e tij”.

Related posts

NUK KA NDËRMEND TË NDALET/ Antonio Conte synon rekordin e Mancinit

Delo.autor

Uest Bromuiç “bie” nga Premier League, por fiton më shumë se…Juventus

Sadik.Autor

TRONDITET BARCELONA/ Tottenham ngushton epërsinë ndaj katalansve (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment