Futboll Premier League Sport

PEP NUK E HARRON INATIN E VJETËR/ Guardiola: Jam i kënaqur që NUK përfunduam si INTERI

Trajneri i Manchester City Pep Guardiola merr Inter-in si shembull për të thënë se po të flesh pak, do të përfundosh në Europa League. Kampionët anglezë kanë siguruar vendin e parë të grupit mbrëmjen e së mërkurës, por të martën Zikaltrit u eliminuan pas barazimit 1-1 me PSV.

“Kualiteti i lojtarëve në Europë bën që çdo ekip të jetë cilësor,” shprehet Guardiola pas ndeshjes me Hoffenheim të cilën e fitoi 2-1.

“Janë eliminuar ekipe të mëdha. Inter është një ekip i jashtëzakonshëm, por tani është në Europa League. Shumë ekipe të mira do të zbresin aty.

“Nëse një ditë fle pak, do të zgjohesh në Europa League. Prandaj jam i kënaur që kaluam në 1/8-at. “Për mendimin tim, kur një ekip si Manchester City kalon në fazën tjetër, është një sukses i madh.” Ky fjalim mund të përkthehet edhe si një hakmarrje e trajnerit spanjoll për atë eleminim në 2010 nga zikaltrit.

Related posts

E ARDHMJA E PAQARTË/ Raiola i prish planet Milan, i ofron Barcelonës shërbimet e Donnarumma

Delo.autor

​Marotta: Po tentojmë në çdo mënyrë transferimin e Can

Q.Autor

Nuk u ngjit në Superiore, Bylisi largon dy lojtarët më të rëndësishëm

Sadik.Autor

Leave a Comment