Bundesliga Futboll Sport

ÇFARË SPEKTAKLI/ Gladbah rimerr vendin e dytë, Mainz barazon me Hannover

Gola, emocione dhe spektakël. Kështu mund të përkufizohet kjo e dielë në Bundesligën gjermane.Në takimin e luajtur në orën 15:30, Mainz ka barazuar 1-1 me Hannover në Opel Arena. Një sfidë e cila ka qenë e zjarrtë deri në minutën e fundit, ku të dyja skuadrat kanë ndarë nga 1 pikë secila. Fillimisht, miqtë kaluan në avantazh me anë të Weydandt në minutën e 12, që shfrytëzoi një krosim mjaft të mirë nga Haraguchi. Fatkeqësisht për Hannover, një ndërhyrje e gabuar nga Ostrzolek në të 88-ën, i dhuroi një penallti vendasve, e cila u shndërrua në gol nga Daniel Brosinski. Me gjyqtarin e katërt që akordoi 10 minuta shtesë, Anthony Ujah shënoi golin e dytë për Mainz, por pas ndërhyrjes së VAR, çdo gjë u anullua për shkak të një pozicioni jashtë loje. Miqtë gjithashtu e mbyllën lojën me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi i tyre, Oliver Sorg, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 100-të. Pas këtij rezultati, Mainz renditet i 10-ti, në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Hannover gjendet në vendin e 17-të, me 10 pikë të grumbulluara.

Sukses ndërkohë për Borussia Mönchengladbach, që ruan hapin e kryesuesve të Dortmund. Skuadra bardhezi mundi me jo pak vështirësi Stuttgart në shtëpi, 3-0. Pas shumë rasteve të humbura, duke përfshirë këtu dhe një gol të anulluar për Alassane Plea, vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 69-të me anë të Raffael. Braziliani shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Neuhaus, duke goditur saktë me kokë. Në të 77, ishte rradha e Neuhaus për të shënuar, pas një pasimi në zonë nga ana e Thorgan Hazard. Sikur të mos mjaftonin 2 golat e pësuar, miqtë e mbyllën lojën me 10 futbollistë, pasi mesfushori i tyre Erik Thommy, shkaktoi një ndërhyrje krejtësisht të panevojshme, duke marrë kartonin e dytë të verdhë. Goli i tretë erdhi në mënyrë të pafat për Stuttgart, pasi Benjamin Pavard devijoi gabimisht topin në portën e tij.Me këtë fitore, Mönchengladbach ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 7 më pak se Dortmundi i vendit të parë, me verdhezinjtë të cilët nuk janë mposhtur ende në Bundesliga.

Related posts

SHËNOI GOL TË ÇMENDUR NDAJ LECCES/ Flet Candreva: Na pret një sezon i gjatë…

Delo.autor

E NISI NË TRIBUNË/ Kristal Abazaj zbret në fushë, lojtari provokon: Hapini sytë mirë…

Sadik.Autor

Warriors tregojnë dhëmbët dhe eliminojnë Rockets, tjetër finale ndaj Cavs

Sadik.Autor

Leave a Comment