Basketball Sport

Warriors tregojnë dhëmbët dhe eliminojnë Rockets, tjetër finale ndaj Cavs

Me “petk” kampioneje. Golden State Warriors tregon dhëmbët në finalen e 7-të ndaj Houston Rockets duke eliminuar nga faza play-off skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt, për të fituar për të 4-in vit radhazi titullin në Konferencën e Perëndimit. Ashtu si në 3 edicionet e fundit edhe në këtë sezon të NBA-së finalja e madhe e yjeve të koshit do të diskutohet mes dy skuadrave që kanë bërë ligjin në këto vitet e fundit në basketbollin amerikan. Cleveland Cavaliers përballë Golden State Warriors me skuadrën nga Oakland që do të ketë avantazhin e parketit në një finale ku do të synojë ta mposhtë për herë të dytë radhazi Cleveland-in dhe për të tretën në këto 4 vite. Merr fund në mënyrë të pabesueshme ëndrra e Houstonit për të fituar titullin e Konferencës së Perëndimit pas 23 vitesh dhe për të luajtur sërish një finale të madhe të NBA-së.

Në Toyota Center skuadra e trajnerit Mike D’Antoni e nisi në mënyrë të shkëlqyer ndeshjen duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të plot 11 pikëve. Por vetëm kaq për Rockets sepse pjesa e dytë foli e gjitha në favor të kampionëve në fuqi të NBA. Formacioni i drejtuar nga trajneri Steve Kerr i udhëhequr nga dyshja Durant-Curry zhvilloi një periodë të tretë fantastike të cilën e mbylli me shifrat 33-15 në favor duke marrë jo vetëm kryesimin por duke vendosur njërën dorë te triumfi.

Në Toyota Center të Texasit përfundoi gjithçka me fitoren 101-92 të Golden State që mbylli serinë 4-3 me ndeshje duke prekur finalen e madhe. 34 pikë 5 asiste dhe 5 rikuperime koleksionoi Kevin Durant i cili ishte basketbollisti më i mirë mbi parket, ndërsa një ndihmë të madhe në këtë sukses skuadrës nga Oakland ja dha edhe Stephen Curry, autori i 27 pikëve por edhe 10 asisteve e 9 rebound-eve. Të pamjaftueshme në krahun tjetër 32 pikët e realiuzuara nga James Harden, me Houstonin që tashmë duhet të fillojë pushimet dhe të mendojë për sezonin e ardhshëm, për të tentuar sërish kualifikimin në finalen e madhe të NBA-së, aty ku prej 4 vitesh shkojnë vetëm dy skuadra Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers.

Related posts

“BA*TARDË, LUTUNI TË MOS IU GJEJ”/ Balotellin nuk e mbajnë nervat. Shikoni çfarë i kanë bërë (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME TEK FRANCA/ Deschamps gati të denoncojë shokun e tij kampion bote, për shkak të Benzema

Isa.Autor

“AI ËSHTË ENDE I RI”/ De Biasi: Po të isha tek Napoli, nuk do e largoja Hysajn

Delo.autor

Leave a Comment