Futboll Premier League Sport

CHELSEA “BLINDON” YLLIN E KLUBIT/ Gianfranco Zola: Ai bën diferencë të madhe në fushë, shpresoj që…

Legjenda e Bluve, i cili tani është në rolin e asistentit të Maurizio Sarrit, po kërkon nga sulmuesi belg që të qëndroi aty dhe të jetë njëri prej legjendave më të mëdha të këtij klubi.

Chelsea po kërkon që ta blindojë Eden Hazardin për “tërë karrierën” me klubin, kurse Gianfranco Zola shpreson që kjo të ndodh në fund.

Spekulimet vazhdojnë, derisa thonë se sulmuesi belg i ka ditët e numëruara në Stamford Bridge.

Real Madridi nuk e ka sekret tashmë admirimin e tyre për 27 vjeçarin, përderisa Hazard vazhdimisht thotë se e ardhmja e tij është në Spanjë.

Chelsea, megjithatë, refuzon të pranojë që kjo lëvizje është e paevitueshme, derisa ata po kërkojnë që të nënshkruajnë një marrëveshje të re me lojtarin e tyre kyç, kurse Zola po kërkon që ylli i tyre të çimentojë qëndrimin e tij duke u bërë njëri prej legjendave te të gjitha kohërave të klubit nga Londra perëndimore.

Legjenda e Bluve, i cili tani është në rolin e asistentit të trajnerit Maurizio Sarri, i tha gazetarëve pas ndeshjes së Carabao Cup ku Hazard e shënoi e fitores se “ai ndoshta është një lojtar që i jep klub shumë’.

“Ai është 27 vjeçar, kurse shpresoj që ai të rri me ne për të qenë edhe më i madh me ne”.

Chelsea nuk dëshironte që të startonte me Hazardin në këtë ndeshje, pasi që ai kishte ankesa për një dhimbje në shputë të këmbës.

Megjithatë, ai erdhi nga banka dhe e kualifikojë skuadrën në gjysmëfinale të kësaj gare, ku Chelsea do të luajë kundër rivalëve të Londrës, Tottenham.

“Dallimi ishte se ndryshimin e bëmë ne. Kur Pedro dhe Eden ishin në lojë, ata ndezën motorët ekstra të skuadrës”, tha Zola.

“Eden është një tip lojtari i cili e bën diferencën e madhe kur ai është në fushë, edhe për 20 minuta”.

Hazard tani ka shënuar dy ndeshje radhazi, pas 12 ndeshjeve pa shënuar gol për klubin dhe Kombëtaren e tij.

Ai është në rrugë që këtë sezon të arrijë në kuotën e 100 golave për Chelsean.

Një tjetër mundësi që ai të shtojë golat e tij është ndeshja e së shtunës ku ai do të luajë kundër Leicesterit, derisa Chelsea është në vendin e katër në Premier ligë.

Related posts

Interi i vonuar, Stuttgarti iu “rrëmben” sulmuesin zikaltërve

Isa.Autor

Gjoka: Uroj të mos humbasim, na pret ndeshje shumë e egër në Vlorë!

Sadik.Autor

“E ADMIROJ PREMIER LEAGUE”/ Rrëfehet Sergio Ramos: Ronaldo? Është një lojtar i madh por…

Delo.autor

Leave a Comment