Sport Të tjera

KORONAVIRUSI/ “Tokio 2020” heq karantinën për tifozët e huaj gjatë Olimpiadës, ja plani

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” janë përballë një sfidë të vështirë, të organizojnë një Olimpiadë të shtyrë si pasojë e pandemisë Covid-19 pa ditur se si do të jetë situata verën e ardhshme. Gjithsesi, Toshiro Muto, përgjegjësi i komitetit organizativ të Olimpiadës, është optimist për këtë event.

Në lidhje me ardhjen në Japoni të tifozëve të huaj, ai shprehet se ka një plan për të lejuar që ata të vijnë pa rrezikuar karantinën 2-javore, si masë paraprake që ekziston aktualisht në këtë shtet. “Nuk do të ketë as karantinë dhe as pezullim të transportit publik. Do të ketë vetëm teste”, tha Muto.

“Testet anti-Covid do të kryhen që në momentin që ata hyjnë në Japoni. Do të ketë një mbikqyrje shëndetësore të tyre, ku testet do të kryhen edhe pasi ata të jenë akomoduar në hotele. Masat që do të merren nëse ata shfaqin simptomat e para do të jenë të shpejta”, tha Muto.

Related posts

POLEMIKAT NUK KANË FUND/ E pabesueshme çfarë ka bërë Gareth Bale

Delo.autor

E BUJSHME/ Ambra dhe Allegri janë ndarë shumë keq, nuk flasin fare. Trajneri dyshon se…

Delo.autor

Dorëzohet Reali, Bayern nuk e ka humbur joshjen

Sadik.Autor

Leave a Comment