Futboll Seria A Sport

DEL E VËRTETA/ Juve-Inter: Ja pse tifozët zikaltërt BOSHATISËN sektorin e tyre (VIDEO)

Kushdo që ka ndjekur sfidën Juventus-Inter ka vënë re edhe sektorin dedikuar tifozerisë mike në “Allianz Stadium”. Pjesa e poshtme e stolave, rreth gjysmës së pjesës së parë, nisi të boshatisej. Jo sepse skuadra po luante keq, jo sepse ishin ofenduar nga tifozët bardhezi, por as edhe sepse ishte hedhur kundër tyre diçka apo ishin ngjitur më lart. Sipas asaj që shkruhet në blog të ndryshëm tifozësh, bëhet fjalë për një protestë të Curva Sud.

Rreth 200 tifozë zikaltër braktisën stadiumin në shenjë proteste. Kjo sepse në një sektor me 1600 bileta në dispozicion, 50 tifozë që kishin udhëtuar ngë Milano janë lënë jashtë.

Motivi ka të bëjë me parregullësi në biletat nominale, pra me emra. Ndryshime emrash dhe kështu që forcat e sigurisë, ose më sajtë, kontrollorët, nuk i kanë lënë të hyjnë në stadium. Duke qenë se 50 nga 300 ultrasit që udhëtuan drejt Torinos, janë lënë jashtë, atëherë edhe 200 të tjerë dolën nga stadiumi.

Në fund të ndeshjes pati edhe incidente, pasi tifozët zikaltër shkaktuan dëme në stole dhe në banjon e “Stadium”. Veç kësaj, pati edhe agresion ndaj një hostes së stadiumit.

Related posts

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Vajzat e Italisë e nisin mbarë Botërorin

Delo.autor

FITORE KARAKTERI/ Skënderbeu ia del në frymën e fundit, Bregu ndëshkon Flamurtarin

Isa.Autor

ZYRTARE/ Pas largimit të Ronaldos, blerja e bujshme mbërrin te Reali (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment