Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

DERBI I ITALISË/ Legjenda Vieri analizon: INTERI mund të FITOJË, nuk është JUVJA më e…

Juventusi do të presë të premten në shtëpi Interin në takimin e vlefshëm për javën e 15 të Serisë A italiane. Bardhezinjtë, më të favorizuar në letër do të synojnë që të vazhdojnë me rrugën e fitoreve, përballë zikaltërve që mendjen më shumë e kanë te mesjava ku do të presin PSV-në por edhe me sytë nga “Camp Nou”, duke shpresuar që Totenhem të mos fitojë.

Legjenda zikaltër, Kristian Vieri që ka luajtur edhe me fanellën e Juventusit ka analizuar gjendjen e të dyja skuadrave, duke qenë i bindur se Interi mund të fitojë nëse luan me qetësi dhe mentalitet. Sakaq, i pyetur në lidhje me formën e Juventusit, ai shprehet se nuk është ky Juventusi më i mirë.

Mendoj se në këtë ndeshje nuk ka favoritë. Zikaltërit mund të fitojnë ndaj Juventusit nëse luajnë të qetë. Për mua, Juventusi i Tardelit, Platini, Xhentiles, Boniekut ishte më i fortë se Juventusi aktual, por gjithsesi është shumë ekip i fortë.

Është e vështirë të thuash se çfarë i mungon Interit, janë në rrugë të drejtë. Duhet vetëm t’u japim kohë, është viti i dytë i Spaletit, por skuadra po bën një punë të shkëlqyeshme”, u shpreh Vieri për “gazzetta.it”.

Related posts

TRUKIM APO GAFË/ Braziliani i Marseille bën AUTOGOLIN e vitit, shënon nga një distancë prej…(VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang dyfishon epërsinë për “Topçinjtë”

Delo.autor

U AKUZUAN PËR DHUNË DHE NUMËR TË LARTË TIFOZËSH/ Zyrtari i Shkumbinit: Nuk është e para herë që ne si klub penalizohemi

Delo.autor

Leave a Comment