Futboll Seria A Sport

KANË HUMBUR EFIKASITETIN/ Dështime totale në Milano, dy sulmues po mahnitin në Brazil

Në Itali u tallën me ta, i quajtën dështime kolosale, por Gabigol e Ricardo Oliveira tashmë janë mbretërit e Brazilit.

Tifozët e Milanit dhe Interit ende dridhen kur i kujtojnë si emra, sepse Ricardo Oliveira duhej të ishte trashëgimtari i Shevchenko-s, ndërsa Gabigol ishte Ronaldo i ri… në letër. Më pas, dështim total, shumë pak gola, një mal me gabime dhe errësirë totale, duke u larguar kokulur. Megjithatë, dy sulmuesit po shijojnë një moment magjik në Brazil, një hakmarrje personale ndaj kritikëve, sepse e kanë mbyllur sezonin në mënyrë spektakolare: Gabigol me 18 gola shënuesi më i mirë në Serinë A, Oliveira i dyti me 13 gola.

Një fat i çuditshëm për dy ish-shokë skuadre te Santos (në vitet 2015-2016), që kanë plot 16 vite diferencë mes tyre. Gabigol, 22 vjeç, pritej në një farë mënyre të shpërthente, sepse në Brazil ka shkëlqyer gjithnjë dhe vetëm në Europë nuk i ka ecur. Vetëm te Santos vjen shpërthimi, 24 gola vetëm këtë vit.

Oliveira është 38 vjeç, por që në sezonin e parë tek Atletico Mineiro ka mahnitur, me 19 gola e 10 pasime finale për gol, duke qenë vendimtar për arritjen e kualifikimit në Copa Libertadores. Në përballjet direkte me Gabigol, triumf për Oliveira-s: 4 gola ish-kuqeziu, 2 gola ish-zikaltri.

Një transformim total për dy futbollistë që kushtuan shumë, por në San Siro janë kujtime të hidhura. Gabigol nuk është kujtim i largët, sepse Interi e ka ende kartonin e tij dhe në janar do të vendosë ç’do të bëjë me të.

Related posts

TRADHTIA QË TRONDITI BOTËN/ Tërbohet China Suarez, ja kërcënimet e saj pas intervistës së Wanda dhe Icardi

Delo.autor

E PAZAKONTË NGA RUSIA/ Përurohet fusha e krijuar nga gotat plastike të birrës (FOTO)

Delo.autor

“DERBI” I KRYEQYTETIT/ Policia njofton masat: Ku bllokohen rrugët, çdo tifozi te dera …

Isa.Autor

Leave a Comment