Futboll Seria A Sport

DËSHTUAN të futen në BOTËROR/ Trajneri i ITALISË nuk pyet për rezultatet: Të fitojmë TROFEUN e…

Edhe pse Italia po kalon periudhën më kritike në futbollin botëror, për trajneri e “të kaltërve” Roberto Mancini 3 herë kampionët e botës duhet të futen si pretendentët kryesorë për të fituar kampionatin e ardhshëm europian të 2020.

“Ne duhet të jemi gati për Europianin. Ne kemi nevojë që të kualifikohemi të Euro dhe të jemi njëri nga kandidatët për ta fituar. Ky është objektivi i jonë.

Fatmirësisht, kam lojtarë që kam gjetur për Kombëtare që të gjithë teknikisht janë shumë të mirë. Insigne është një shembull, ky është avantazhi. Kam lojtarë të cilët përshtaten mirë dhe të gjithë flasin të njëjtën gjuhë, kurse ai është definitivisht me një kualitet të madh.

Balotelli është një temë e ndarë, sepse kjo më shumë varet prej tij. Sa për të tjerët, kemi edhe lojtarë të tjerë të cilët shënojnë gola në ligë, por kanë qenë të pafat në Kombëtare. Kundër Portugalisë, për shembull, Immobile ishte i pafat sepse ai pati dy apo tre mundësi që mund të shënonte”.

Gjëja më e rëndësishme është që të vimë në këtë pozitë dshe nëse ju godisni për gol 13 apo m14 herë, atëherë sigurisht që do të shënoni”, deklaroi Mancini.

Italia ka një mundësi të mirë për të lënë pas dështimin e moskualifikimit në Kupën e Botës së 2018 me shortin e kualifikueseve të EURO 2020. Të kaltërit janë vendosur në grupin J me Bosnjen, Armeninë, Greqinë, Finlandën, Lihteshtejnin dhe Armeninë.

Related posts

Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

Isa.Autor

DEKLARATA PAS NDESHJES/ Trajneri i “TORPEDO”: Kukësi i fortë, por ne fituam

Sadik.Autor

BESIM DHE ENTUZIAZËM/ INTERI përgatitet për një sezon spektakolar, si viti i “tripletës”

Isa.Autor

Leave a Comment