Futboll Sport

E BUJSHME/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënon gol të çmendur në derbin e Athinës (VIDEO)

Pas Eros Grezdës, një tjetër futbollist i kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe tregoi sot se gëzon një formë mjaft të mirë, pasi u bë protagonist në derbin e Athinës mes Olympiacosit dhe Panathinaikosit.

Mesfushori shtatshkurtër shënoi një gol spektakolar në minutën e 61-të të sfidës, teksa pasi ia kaloi topin mbi kokë një kundërshtari, gjuajti nga rreth 20 metra dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Olympiacosit.

Gjithsesi festa e Kaçes nuk mund të jetë e plotë, pasi skuadra nga Pireu barazoi sfidën në minutën e 95-të me anë të Pape Cise, duke i rrëmbyer fitoren Panathinaikosit.

Vlen të theksohet se pas refuzimit të Loret Sadikut, ishte pikërisht mesfushori Kaçe që u grumbullua nga trajneri Panucci për sfidat që Shqipëria do të luajë përballë Skocisë dhe Uellsit më 17 dhe 20 Nëntor

 

{“videoid”:”1541963424368″,”type”:1,”ratio”:0.75}

kace gol on Vidnews.

Related posts

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Thomas Strakosha i jashtëzakonshëm! I treti në Europë për…

Delo.autor

OFERTA NGA ANGLIA DHE FRANCA/ Lojtari i Milanit drejt largimit nga “Kuqezinjtë” për tek…

Delo.autor

DE BIASI KUNDËR INTER/ Nuk është favoriti anti-Juventus, duhet të rritet edhe Spalletti…

Isa.Autor

Leave a Comment