Basketball Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Ja kalendari i eliminatoreve në volejboll për meshkuj

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka publikuar sot kalendarin e fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, event që do të nisë këtë fundjavë dhe do të mbyllet më datën 17 dhjetor. 9 ekipet pjesëmarrëse në këtë event janë ndarë në dy grupe, në bazë të renditjes që ato kanë patur në përfundim të fazës së parë të kampionatit.

Kështu, në Grupin A, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në qytetin e Elbasani, janë skuadrat e Vllaznisë, Elbasanit, Skënderbeut dhe Partizanit. Ndërsa në Grupin B, që do t’i zhvillojë takimet e tij në sallën sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet janë skuadrat e Tiranës, Teutës, Studentit, Farka Volley dhe Erzenit. Dy ekipet që do të renditen në dy vendet e para në secilin grup avancojnë në fazën gjysmëfinale.

Grupi A – 7 dhjetor, dita e parë

Vllaznia – Elbasani, ora 16:00

Skënderbeu – Partizani, ora 18:00

Grupi A – 8 dhjetor, dita e dytë

Vllaznia – Skënderbeu, ora 16:30

Elbasani – Partizani, ora 18:30

Grupi A – 9 dhjetor, dita e tretë

Skënderbeu – Elbasani, ora 15:00

Partizani – Vllaznia, ora 17:00

Related posts

PAK MINUTA DHE KURSIM ENERGJIE/ Ja strategjia e Piolit për sfidën me Specian

F.autor

Na lë pa fjalë Zidane, ja cilën skuadër preferon në finale të Chempionsit

Sadik.Autor

Ndizet merkato e Serisë A/ Napoli i kundërpërgjigjet Juventusit me yllin e PSG

Isa.Autor

Leave a Comment