Futboll Seria A Sport

“DO BËHEM NJË YLL I VËRTETË”/ Shokon ylli i Juventus: Pas golit i thashë vetes… (VIDEO)

Moise Kean, sulmuesi i Juventus, ka ndarë disa mendime në profilin e tij në Instagram me rastin e një interviste të zhvilluar me sponsorët. Lojtari i datëlindjes 2000 ka folur për momentin e zbarkimit në Vinovo, te gëzimi i parë me fanellën bardhezi dhe për të ardhmen.

“Kur kam hyrë në Vinovo për herën e parë, në qendrën stërvitore të Juventus, kam thënë: ‘Dreq, tani gjërat janë serioze. Do të jem një futbollist i vërtetë'”.

Më pas, në lidhje me golin e parë të shënuar me “Zonjën” në Serinë A: “Kur shënova kundër Bologna-s, goli i parë me Juventus, i kam thënë vetes: ‘Jam i pasur. Tani do të bëhem i pasur'”, ka thënë Kean duke qeshur. “Në të vërtetë mbeta pa fjalë. Isha shumë i gëzuar, as që më besohej”.

Në lidhje me të ardhmen: “Ajo që do të ndodhë në vazhdim, mendoj se do të jetë më e bukur nga ajo që kam përjetuar deri tani. Jam optimist. Mendoj se kam punuar shumë për t’u bërë gjithmonë më i fortë. Punoj shumë dhe një ditë besoj se mund të bëhem një lojtar i rëndësishëm”, ka përfunduar Kean.

 

Related posts

RRITET BESIMI/ INTERI pret takimin MODRIC-PEREZ dhe “paktin mes zotërinjsh”

Isa.Autor

“MË FTUAN TEK ITALIA, POR REFUZOVA”/ Sulmuesi i Kukësit: Kam ëndërruar që në fëmijëri të luaj për…

Delo.autor

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES KUNDËR INTER/ Modric: Ja çfarë na tha Ancelotti para ndeshjes

Delo.autor

Leave a Comment