Gossip

NUK NDALET ME PROVOKIMET/ Ja si i drejtohet Wanda Nara tifozëve të Interit (FOTO)

Wanda Nara nuk i ndal provokimet dhe lojërat me fjalë apo foto, drejtuar tifozëve apo drejtuesve të Interit. Bashkëshortja-agjente e kapitenit zikaltër Mauro Icardi ka postuar një foto me rastin e ditëlindjes së djalit të saj: në foto Icardi dhe tre futbollistë të tjerë argjentinas, Lautaro Martinez, Palacio e Lisandro Lopez, ndërsa pas tyre tullumbace të shumta, çuditërisht bardhezi.

Tifozët e Interit kanë reaguar me nervozizëm, duke evidentuar këtë fakt, sepse kombinimi i ngjyrave të tullumbaceve duket i qëllimshëm, aq më shumë që Wanda në foto ka etiketuar edhe të fejuarën e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.

Një veprim i qëllimshëm i Wanda-s, sepse nuk është se ka ndonjë shoqëri me Georgina-n dhe mesazhi duket i qartë: Juve na pret, ndaj Interi bën mirë të lëvizë për rinovimin milioner!

Sjellja e bukuroshes argjentinase ka acaruar pa masë drejtuesit e Interit, që kanë kërkuar respektimin e roleve dhe janë munduar të lënë gjithçka në rangun e thashethemeve në rrjetet sociale, por ështe e qartë që klauzola prej 110 milionë eurosh për klubet jashtë Italisë mbetet si “Shpata e Damokleut” dhe oferta e Interit, 6.5 milionë euro në vit, është larg kërkesës së Icardit, 9-10 milionë.

Related posts

DËSHTOI ME ARGJENTINËN NË COPA AMERICA/ Messi shijon pushimet së bashku me familjen (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Talenti Zaniolo “bën gol” jashtë fushës së blertë, feston Shën Valentinin me “fiksimin” e Neymar (FOTO)

Delo.autor

“The Rock” njofton lindjen e vajzës Tiana nga lidhja me Lauren Hashian

Sadik.Autor

Leave a Comment