Bundesliga Futboll Sport

Dortmund fiton derbin në transfertë, Lewandowski ngjit Bayern në vendin e dytë

Borussia Dortmund ka fituar derbin e Ruhrit në transfertë me rezultatin 2-1 falë një goli të realizuar nga zbulimi i këtij sezoni, anglezi Jadon Sancho, në minutën e 74-t pas një aksioni perfekt të verdhezinjve.

Ai është bërë lojtari më i ri (18 vjeç, 8 muaj e 13 ditë) në historinë e verdhezinjve me gjashtë gola të shënuar në kampionatin gjerman.

Delaney ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve në minutën e shtatë. Ky ka qenë edhe goli më i shpejtë i realizuar në këtë derbi që nga 1999-a, kur Alfred Nijhuis realizoi vetëm pas 3 minutash lojë.

Schalke është kundërpërgjigjur në minutën e 61-të, me Caliguri që ka realizuar golin e barazimit të përkohshëm me penallti. Kjo humbje i lë vendasit në vendin e 13-të në renditje me 14 pikë, ndërsa Dortmund, që është e vetmja skuadër e Bundesliga-s pa humbje, kryeson klasifikimin me 36 pikë.

Në vendin e dytë është Bayern Munich, që ka fituar dy pozicione falë fitores 3-0 të marrë në shtëpi kundër skuadrës së Nurnberg. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Robert Lewandowski, i cili ka realizuar dy gola (9′, 27′). Ky ka qenë dygolëshi i 42-të i polakut në Bundesliga, vetëm Gerd Muller ka realizuar më shumë (55). Goli i tretë i vendasve është realizuar nga Ribery në minutën e 56-të.

Related posts

“O ZOT, E DI SI MË NGJANIN ATA NDAJ CHELSEA-T…”/ Legjenda angleze “shkatërron” Tottenham dhe Harry Kane

Delo.autor

“JUVENTUS NUK VDES KURRË”/ Pjanic “skanon” Serinë A: Në garën për titull është edhe…

Delo.autor

“MISTER, NUK E NDJEJ TË…”/ Zbulohet biseda Higuain-Gattuso

Delo.autor

Leave a Comment