Futboll Seria A Sport

FINALJA NDAJ JUVENTUS NË COPPA ITALIA/ Atalanata uron Gjimshitin për arritjen e veçantë kundër Napolit: Nuk është keq të… (FOTO)

Atalanta është mjaft e kënaqur me lojtarin e saj Berat Gjimshiti. Mbrojtësi i Shqipërisë u urua nga klubi bergamesk për paraqitjen e 100-të në karrierë me klubin zikaltër. Në sfidën e djeshme kundër Napolit në Kupën e Italisë, Gjimshiti festoi kalimin në finalen e Kupës së Italisë. Ndeshja përballë të kaltërve ishte e 100-ta me fanelën e Atalantës.

“Nuk është keq të festosh paraqitjen e tij të 100-të në këtë mënyrë! Urime, Berat! Aspak një ndeshje e keqe të festosh 100 paraqitje me Atalantën!”, shkruan klubi bergamesk pë Gjimshitin.

27-vjeçari kaloi nga Zyrihu te Atalanta në vitin 2016. Për të fituar përvojë në Itali, ai u huazua te Avelino në 2016-2017 dhe Benevento në vitin 2017-2018. Që prej 2018-ës ai ka mbetur zgjedhje e parë në mbrojtje te Atalanta.

Related posts

CAGLIARI-MILAN/ I mjafton 6 minuta lojë, bomberi Ibrahimovic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” VIDEO)

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Chelsea luan një transfertë të vështirë, Sarri surprizon me formacionin

Isa.Autor

Bonucci lë Milanin, gati transferimi te kampionët e PSG-së

Sadik.Autor

Leave a Comment