Futboll Seria A Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ Rivalët tmerrohen: MILANI në janar bëhet i FRIKSHËM (FOTO)

Prej shtatë vitesh, kampionati italian i futbollit vuan hegjemoninë e Juventusit, që nuk ka ndër mend të ndalet dhe nga sezoni në sezon vijon të fuqizohet, mes lojtarëve të konfirmuar “big”, por edhe yjeve apo atyre kampionëve që të vetëm ia vlejnë biletën për të shkuar në stadium. Cristiano Ronaldo ishte qershia mbi tortë e kësaj vere për bardhezinjtë, që megjithatë nuk u ndalën vetëm te pesë herë fituesi i Topit të Artë, por afruan edhe Cancelon, Mattia Perin, Emre  Can, përveç se rikthyer Bonuccin. Një merkato që prek shifrën thuajse 200 mln euro, përfshirë komisionet.

Duke përjashtuar Napolin, që në dy vitet e fundit është munduar të luftojë për ëndrrën titull dhe që përpara disa muajsh ishte shumë pranë, Roma, Inter, Lazio dhe Milan vijojnë “betejën” e tyre për një vend në Champions. E ndërsa verdhekuqtë janë gjithmonë të pranishëm këto vitet e fundit, duke qenë në podium, Interi është rikthyer pas shtatë vitesh. Mungon Lazio dhe sidomos Milani, që po bën çmos që këtë sezon të arrijë të jetë mes katër më të mirave.

Faktori “Gattuso” dhe merkato në 1 muaj

Ndryshimi i pronësisë ka sjellë shumë qetësi te futbollistët, por edhe te trajneri Gennaro Gattuso, i konfirmuar në pankinë, edhe pse pati disa lëkundje të vogla. Me hijen e Contes apo Ëenger, “Rino” u izolua dhe vijoi punën, ndërsa kantieri kuqezi nuk është më i hapur, por ka hedhur bazat e një “pallati” modern. Pasi rikthehu Maldinin dhe Leonardon në klub, pasi zgjodhi arkitektin e suksesit të Arsenalit, Gazidis, Elliott futi edhe dorën në portofol duke bërë një merkato modeste, por cilësore.

Në më pak se një muaj, drejtori sportiv Leonardo bëri maksimumin, duke marrë një bomber, Gonzalo Higuain, dhe një mbrotjës premtues, Caldara. U sakrifikua Bonuçi, ndërsa në sulm erdhi edhe Castillejo nga Villareal, në këmbim të Bacas. Edhe Laxalt nga Genoa, por sidomos Bakayoko në mesfushë, i huazuar nga Chelsea.

Dëmtimet e mungesat

Fushën ende nuk e ka parë Strinic, i sapokthyer pas një mungese prej 3 muajsh, ndërsa edhe Conti, që ka kaluar një rehabilitim 1 vjeçar. Reina erdhi me paramtera zero dhe ka luajtur në Europë, në vend të Donnarumas, teksa të tjerët ishin edhe nga sezoni i shkuar. Halilovic, deri përpara pak ditësh objekt misterioz, debutoi në Europa League.

U largua edhe Andre Silva gjatë verës, në formë huazimi, por për t’i hapur rrugën një skeme 4-3-3, që këto javët e fundit është tjetërsuar. Mungesat e shumta (Biglia, Bonaventura, Romagnoli, Musaçhio, Caldara) kanë ndikuar jo pak. Nëse i shtohet edhe rikuperimi ende jo i plotë i Contit, por edhe skualifikimi i Higuainit, që ka përfunduar pas dy ndeshjesh jashtë,  atëherë Gattuso është munduar që të krijojë një ekip sa më konkurrues dhe ia ka dalë.

Rritja e pabesueshme e Bakayokos, arma “Castillejo”, talenti dhe klasi i Susos, por edhe grinta e Cutrones, pa harruar këtu sigurinë e Kessie, rruga është gjetur dhe tashmë askush në Milanello nuk dëshiron ta humbasë. Të gjithë për një, një për të gjithë.

Dhjetori do të jetë një muaj vuajtje, me sfida të lehta në kalendar. Fitorja ndaj Parmës me përmbysje rikthen në vend të katërt Milanin, një pikë mbi Lazion e vendit të pestë dhe katër larg Interit të vendit të tretë.

Merkato dimërore dhe pistat konkrete

Paolo Maldini dhe Leonardo duken optimistë, ndërsa presin vendimin e UEFA-s për të parë buxhetin për merkaton dimërore, që do të fuqizojë më tepër ekipin. Pasi kanë siguruar talentin brazilian Paqueta nga Flamengo, tani objektivi është një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës. Pistat që po ndiqen janë të ndryshme, por konkrete janë vetëm këto emra: Ibrahimoviç, Fabregas dhe Christensen. Praktikisht, me Chelsean janë kontakte të vazhdueshme. Abramovich nuk lëshon për spanjollin dhe kërkon 12 mln euro, shifër që Milani nuk ka ndër mend të japë. Motivi lidhet me kontratën e Fabregasit, që i skadon në qershor.

Me mesfushorin ish-Barca po flitet për rrogën, me një kontratë thuajse 3 vjet, 4,5 mln euro në sezon. Palët do të azhornohen por objektivi është ai. Gattuso do të donte Paredesin e Zenitit, por rusët janë kockë e fortë dhe kërkojnë të paktën 25 mln euro. Sensi i Sassuolos është një alternativë, edhe pse klubi romanjol nuk dëshiron ta lëshojë në janar. Barrella i Cagliarit ka shumë konkurrencë dhe sardët nuk ulen në tavolinë pa 50 mln euro.

Roli dhe ndryshimet taktike

Fabregas është më shumë një zgjedhje eksperience, por sidomos roli. Spanjolli, në vitet e fundit, është aktivizuar si mesfushor qendre, krahu, por edhe pas sulmit. “Kamaleon” që do t’i bënte shumë punë Gattusos dhe skemave të tij. Kujtojmë që në sfidën e fundit, Rino hodhi Abaten mbrojtës qendre dhe ky e përmbushi mjaft mirë, ndërsa edhe Cutrone ka luajtur në krah të majtë, apo Bakayoko nga mesfushor qendre u bë krahu në mesfushën me tre. Me Fabregasin në rolin e Biglias, organizimi i manovrave do të ishte më i lehtë, pasi Kessie dhe Bakayoko do të vepronin në krahët e tij në mesfushën me tre. Krahët e mbrojtës janë dubluar, me Rodriguez dhe Laxalt në të majtë e Calabrian e Contin në të djathtë, me Abaten “xhol”.

Lucas Paqueta, goditja 35 mln euro nga Flamengo, zyrtarisht fuqizimi i parë i dimrit

Sa i përket sulmit, Ibrahimovic është pista konkrete dhe shumë janë të sigurt se palët tashmë kanë rënë dakord, presin vetëm zyrtarizimin. Ibra do t’i jepte mundësi Milanit të eksperimentonte me sulmin me dy dhe me një pykë, duke pasur edhe Higuain e Cutrone. Praktikisht, Gattuso do të kishte në stol një ose dy sulmues për të hedhur në fushë në pjesën e dytë, nëse nuk gjendet goli ose gjërat nuk shkojnë mirë.

Ardhja e Paqueta nga Brazili, gjithashtu, rrit mundësitë taktike: braziliani luan si i majtë në sulm, qendror në mesfushë dhe trekuartist. Më shumë opsione, ndërsa Calhanoglu është gati për të ndryshuar role gjithashtu, ashtu si Suso ruan krahun e djathtë, me Castillejon që është zëvendësuesi i tij natyral.

Me rikthimin e Musacchios dhe Romagnolit, në mbrojtje do të kthehet qetësia, ndërsa Zapata do të jetë alternativa, bashkë me Abaten. Mungon një mbrojtës natyror qendre, ndaj edhe po bëhet çmos për Cristensenin apo Cahillin e Chelseat. Në shkurt, sakaq, do të jetë radha e Caldaras dhe Biglias të rikthehen, kur kuqezinjtë të kenë krijuar një shtyllë kurrizore.

Milani hipotetik i vitit tjetër në disa rreshtime

Related posts

Zvicra shkatërron Panamanë shënojn Xhemajli dhe Xhaka

Sadik.Autor

SUPERLOJTARI SHQIPTAR/ Manaj shënon sërish, por Albacete eliminohet

Isa.Autor

TRIUMF HISTORIK/ Shqipëria rrëmben medalje ari në Kupën e Botës në Gjimnastikë

Delo.autor

Leave a Comment