Futboll Shqipëri Sport

DUAN TITULLIN/ Partizani pa ASANIN, por rreshtimi i “demave” NUK ndryshon

Në një kampionat me 10 skuadra përballjet me rivalë të drejtpërdrejtë nuk janë të pakta. Partizani, menjëherë pas një sfide mjaft të fortë kundër Teutës, do të ketë një tjetër kundërshtar me potencial të rëndësishëm, Kukësin. “Demat” po u japin fund përgatitjeve në kuadër të këtij dueli. Ashtu si ka bërë thuajse në çdo takim të këtij sezoni, trajneri Skënder Gega e ka grumbulluar skuadrën në Elbasan, ku janë zhvilluar edhe dy seancat e fundit stërvitore.

Mungesa e madhe e “demave” është pa diskutim ajo e Jasir Asanit. Mesfushori, i cili në këtë sezon ka qenë një ndër pikat më të forta, ka plotësuar numrin e kartonëve. Për fatin e mirë të teknikut, të kuqtë kanë në dispozicion një lojtar si Esat Mala, i cili mund të përshtatet në disa pozicione. Në këtë mënyrë, gjasat janë të shumta që Partizani të zbresë në fushë me këtë 11-she titullare.

Në portë, Alban Hoxha. Mbrojtja do të formohet nga Ibrahimi, Atanda, Belica dhe Trashi. Në mesfushë do të jenë Mala nga e djathta, Telushi e Hila në qendër dhe Mensah nga e majta. Në repartin e avancuar do të vendoset Bardhi, pas krahëve të Hebajt. Skema është e njëjta e përdorur në shumë takime, pra 4-4-1-1, një formulë që deri më tani ka rezultuar e suksesshme, teksa mbetet për tu parë se si do të paraqiten të kuqtë në takimin e parë pa shërbimet e Jasir Asanit.

Related posts

SHIFRA TË FRIKSHME/ Sergio RAMOS, ja pse është qendërmbrojtësi më i mirë në botë

Isa.Autor

“IBRAHIMOVIC MBETET LOJTAR I MADH!” De Vrij analizon derbin “Madoninës” dhe përmbysjen e “çmendur”

Delo.autor

Vasilyev/ Real Madridi ende më fajëson mua, që nuk ia shita Kylian Mbappe

Isa.Autor

Leave a Comment