Champions League Futboll Sport

“KËRCET DAJAKU”/ Stjuartët e Barçës MASAKROJNË me SHKOPINJ tifozët e Tottenhamit (VIDEO)

Gjatë ndeshjes mes Barcelonës dhe Tottenhamit të martën në Camp Nou, tjuartët i klubit katalonas u kap në kamerë duke i goditur me shkopinj tifozët e Tottenhamit. Kjo video u publikua në rrjetet sociale nga një tifoz i klubit anglez. Ende mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar një reagim të tillë nga stafi i sigurimit, mirëpo në videot e publikuara online shihen tifozët përderisa tentonin t’i ndalonin sigurimin.

Një tifoz me emrin Alex, i cili e postoi videon, kërkoi që Tottenhami ta raportojë këtë incident në UEFA. Ai e shfrytëzoi llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për ta bërë këtë kërkesë për klubin anglez.

“Unë kam nevojë të flas për këtë problem që ndodhi gjatë ndeshjes së natës së kaluar. Është plotësisht e neveritshme sjellja e sigurimit të Barcelonës, të cilët po na godisnin pa asnjë arsye”, shkroi Alex.

Kjo ishte një ndeshje mjaft e rëndësishme për Tottenhamin, pasi që barazimi me rezultat 1-1 që e siguruan në këtë ndeshje ia siguroi atyre kualifikim në fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Related posts

GATI PËR NDESHJEN E RADHËS/ Ylli i Milanit i pakënaqur: Dua të luaj më shumë, është një…

Delo.autor

VIDEO/ Juventus nuk di të ndalet, shënon edhe Higuain

Q.Autor

HUMBJA NDAJ PORTOS NË CHAMPIONS/ Juventus ndihet i vjedhur, Ronaldos iu mohua penallti në minutën 94 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment