Futboll Seria A Sport

PLAS TE LACIO/ Igli Tare bën sherr me Perucin, ish-portieri kërcënon me largim

Në shtëpinë bardhekaltër vazhdon që të mbajë peshë çështje Luis Alberto. Pasi lojtari me një postim zbuloi se te Lacio nuk po paguheshin rrogat dhe nuk kërkoi falje publike për këtë, ndonëse trajneri Inzagi i ka dhënë sërish besim në fushë, ka bërë që drejtuesit e lartë të diskutojnë mes tyre këtë situatë.

Ditën e diel, në qendrën stërvitore, raportohet se ka ndodhur një mbledhje mes presidentit Klaudio Lotito, drejtorit sportiv Igli Tare dhe drejtorit teknik, Anxhelo Peruci. Dy të parët ishin me idenë për të gjobitur fantazistin e tyre, e aprovuar edhe nga Peruci, por ky i fundit nuk ka qenë kurrsesi dakord që Lacio ta nxjerrë në shitje.

Sipas ish-portierit të Juventusit, Interit, por edhe kryeqytetasve, si Tare ashtu sikurse Lotito duhet të bënin një hap prapa lidhur me idenë e largimit të Luis Albertos nga skuadra, duke parë rëndësinë e tij në skemat tekniko-taktike të trajnerit Inzagi.

tare_peruzzi_inzaghi-1024×681

Por mesa duket, në debat e sipër, nga ana e Tares dhe Lotitos ka shpëtuar një ofendim në drejtim të Anxhelo Perucit, i cili jo vetëm që i është kundërpërgjigjur, por mësohet se ka zbrazur edhe zyrën e tij, pasi ka kërcënuar me largim, nëse dy krerët e lartë të Lacios nuk ndërrojnë mendim për Alberton.

Related posts

Massimo Moratti ka ‘çuar në peshë’ tifozët e Interit me këtë deklaratë

Sadik.Autor

“DINAMO, BUKURIA E FUTBOLLIT”/ Thumbimi i Daiut: Partizani, me rikthimin e djemve “të kuq” është në…

Delo.autor

Femra në 7 kampionatet më të forta paguhen më pak se Neymar

Q.Autor

Leave a Comment