Futboll Seria A Sport

“DEMI” MARTINEZ DYFISHON VLERËN/ Milito e Zanetti kishin të drejtë, Interi mendon të…

Janë larg kohët kur mesazhet e të atit të tij ngjallnin polemika brenda Interit dhe ngacmonin drejtuesit zikaltër, pasi i biri nuk aktivizohej ashtu si duhej. Pak minuta, më shumë stol se sa në fushë dhe një skemë loje me një sulmues që e detyronte të priste rradhën. Ose Icardi, ose ai në fushë. Të dy bashkë, shumë vështirë.

Për këtë arsye, Luciano Spalletti, trajneri i Interit, mendoi që ta aktivizonte gradualisht dhe çështja “Icardi” ishte drita jeshile për argjentinasin. Sërish “tango”, por këtë herë me një “dem”, që donte të shkatërronte botën, me mllefin dhe dëshirën që kishte akumuluar.

Lautaro Martinez ka fituar tifozerinë dhe zemrat e saj. Klubi e ka mbrojtur gjithmonë këtë investim. Nuk duhet harruar që Lautaro është vetëm 21 vjeç, do të mbushë 22 më gusht dhe po jeton sezonin e parë në nivel të lartë me numra të rëndësishëm: 21 ndeshje dhe 6 gola në kampionat, 2 ndeshje dhe 2 gola në Kupën e Italisë, 3 ndeshje dhe 1 gol në Europa League.

Drejtori sportiv, Piero Ausilio vazhdon të thotë se Martinez është sulmuesi i të ardhmes dhe ai që do të jetë baza te një Inter edhe më i fortë, ndërsa Javier Zanetti, zëvendës presidenti, është i kënaqur për një bast që po fitohet.

Sa vlen tani? – Latuaro mban presionin, madje edhe grushtat që mund të marrë. Personalitet dhe nuhatje, instikt dhe talent. Jo më kot, te Interi janë duke menduar që në të ardhmen ta blindojnë. Në verë, mbërriti për 16 mln euro dhe 2 mln euro bonuse, ndërsa sot vlen të paktën dyfish, pra thuajse 40 mln euro. Investimi i bërë për ta marrë nga Racing Avellenada, me sugjerim të Militos, ka dalë i duhuri.

Related posts

Peter Crouch, zgjedh formacionin e vitit në Premierligë

Sadik.Autor

MEDIAT ITALIANE HEDHIN “BOMBËN”/ Ronaldo, lamtumirë Juventusit më 2020?

F.autor

JUVENTUS- MILAN/ Douglas Costa shënon golin e dytë

Sadik.Autor

Leave a Comment