Sport Të tjera Tennis

KORONAVIRUSI/ Wimbledon u anullua, organizatorët japin 10 milionë stërlina premio për tenistët

Grand slam i Wimbledon këtë vit nuk do të zhvillohet për shkak të koronavirus. Kjo është hera e parë që prej vitit 1945 që në Londër nuk zhvillohet turneu më i rëndësishëm i fushave me bar në tenis, një nga eventet më të rëndësishme të këtij sporti.

Pavarësisht kësaj, organizatorët e turneut londinez kanë marrë vendimin që të paguajnë me 10 milionë stërlina 620 tenistë, të cilët nuk patën mundësi të luajnë në këtë edicion. Kjo shumë do të ndahet për tenistët më në nevojë, ata që mund të ishin në raundin e parë.

Ndihmë financiare do të përfitojnë edhe tenistët paraplegjikë, që luajnë në këtë turne çdo vit. “Ne e dimë që këta muaj kanë qenë të vështirë për sportin tonë dhe jemi të shqetësuar për këta njerëz”, tha Richard Lewis, shefi i Wimbledon.

“Shumë tenistë kanë probleme financiare në këtë periudhë, ndaj ne vendosëm t’u shpërndajmë atyre një shumë parash, në bazë të renditjes së tyre”, tha Lewis.

Related posts

MERKATO TEK BARCELONA: POGBA nuk vjen, Rafinha merr këtë vendim për të ardhmen…

Isa.Autor

NË DEBAT PËR HERË TË PARË DY RONALDOT/ CR7: Jam më i miri në Botë; “Fenomeni”: Nuk pajtohem me të…

F.autor

MILAN NDËRHYN PËR PAULO DIBALËN/ Tratativa me Interin… pezull

F.autor

Leave a Comment