Futboll Shqipëri Sport

DUELI PËR TITULL/ PARTIZANI me sytë nga Disiplina, të kuqtë ”qajnë” ndeshjen me Kukësin

Ditën e premte, në orën 18:00, Partizani do të presë Kukësin në “Selman Stermasi”, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të të Superligës. Në këto kushte, për të kuqtë, e sigurt është mungesa e anësorit Jasir Asani, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë i gatshëm.

Mirëpo për trajnerin Skënder Gega ka një tjetër shqetësim dhe bëhet fjalë për mesfushorin Ardit Hila, i cili në transfertën e Durrësit pati një përplasje me Tefik Osmanin dhe Disiplina mund të marrë masa ndaj tij, duke e dënuar për të mos luajtur. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, atëherë Gega do jetë në dilemë të madhe për të vendosur se kush do të startojë që nga minuta e parë, apo për të bërë më pas zëvendësimet.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi Juventus-it tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare, ja emri…

Delo.autor

LAJM I MIRË/ Formula 1 hap dyert për tifozët, në Mugello 3 mijë bileta në shitje

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Super Hazardi ngjit Chelsean në krye, fitojnë edhe Man City me Arsenal

Isa.Autor

Leave a Comment