Futboll Sport

DUELI QË NUK MBARON/ Dy GOLEADORËT e pakonkurueshëm (FOTO)

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë verë dhe, rrjedhimisht, la një boshllëk te Real Madridi dhe në La Liga. Megjithatë, dueli historik dhe plot tension, që nisi mes tij dhe Leo Messit, që kur portugezi mbërriti në Spanjë nga Manchester United, në vitin 2009, duket se vazhdon. Duke mbrojtur fanellën e Juventusit, lojtari luzitan e ndjek rrugën e argjentinasit të Barcelonës.

Megjithëse në distancë, lufta është ende shumë e hapur. Messi është aktualisht “Pichichi” i La Liga-s me 14 gola (përveç 10 asisteve, i vetmi lojtar në ligat më të mëdha europiane, që tashmë ka shifra të dyfishta, në këtë drejtim). Rival i tij i madh në trofetë individualë, Cristiano Ronaldo, e ndjek atë nga afër me 11 gola në sezonin e tij të parë si lojtar i Serie A. I pari në listën e golashënuesve të kampionatit italian është Piatek, me 12 gola.

Argjentinasi ka arritur të realizojë, për vitin e tetë, 50 e më shumë gola në një vit natyror, duke llogaritur ndeshjet me Barcelonën dhe me ekipin kombëtar. Cristiano, nga ana e tij, ka shenjën 46 në këtë drejtim. Ka shumë barazi mes të dyve në 10 vitet e fundit. Messi ka shënuar gjithsej 567 gola, ndërsa portugezi në të njëjtën periudhë kohore kanë 542. Me fjalë të tjera, 25 gola i ndan nga njëri-tjetri në një dekadë, siç është ekspozuar në @pedritonumeros, nga staticieni i njohur sportiv spanjoll, Pedro Martin, në llogarinë e tij në Twitter.

Të dy dominuesit e mëdhenj të “Topit të Artë” në 10 vitet e shkuara vazhdojnë të fitojnë pozicionet më të larta në listat europiane të rezultateve. Vetëm Lewandowski dhe Salah, me 45 dhe 41 gola respektivisht, rivalizojnë Messin dhe Cristiano Ronaldon si golashënuesit më të mirë në vitin 2018. Më pas vijnë Kane me 38 gola dhe Luis Suarez me 37 gola.

Related posts

DUELI ME MILANIN/ Spalletti: S’kam frikë për asgjë, ky derbi është për historinë

Isa.Autor

CLUB BRUGGE-REAL MADRID/ Zidane me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Mbappe e ka “zemrën të artë”/ Të gjitha fitimet nga botërori do ti dërgoi për…

Isa.Autor

Leave a Comment