Rajon

MARRËVESHJA E PRESPËS/Zv. sekretari amerikan i shtetit vizitë në Maqedoni. Diskutojnë për…

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, John J. Sullivan, po qëndron në Maqedoni në kuadër të vizitës së tij në disa shtete të rajonit.

Diplomati i lartë amerikan në Shkup do të pritet nga kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe zyrtarë të tjerë.

Vizita e tij është në kuadër të turit nëpër disa metropole evropiane, mes të cilëve, përveç Shkupit, do t’i vizitojë edhe Bratisllavën, Vjenën, Sofjen, Sarajevën dhe Varshavën.

Sullivan është funksionari më i lartë i Departamentit të Shtetit, i cili që nga viti 2001 vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Në Shkup është planifikuar që Sullivan të bisedojë për çështjet rajonale, ndërsa sipas paralajmërimit nga Departamenti i Shtetit, edhe t’i inkurajojë autoritetet e Maqedonisë të vazhdojnë me reformat në vend dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës, nga qershori i këtij viti.

Gjatë vizitës së tij të shkurtër në destinacionet evropiane, zëvendës-shefi i Departamentit të Shtetit, gjithashtu do të takohet me personelin në ambasadat amerikane në secilin nga këto vende, si dhe me përfaqësues të bashkësive të biznesit, alumne të programeve amerikane për shkëmbim dhe shoqëri civile.

 

Related posts

TRAGJEDI NË KUMANOVE/ 3 të vdekur dhe 6 të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit

Delo.autor

BESNIK HASI GATI TË KTHEHET NË EUROPË PËR TË MARRË DREJTIMIN E KLUBIT TË MADH/ Do ketë nën urdhrat e tij edhe një shqiptar

Delo.autor

INCIDENT I RËNDË NË ITALI/ Një avion i vogël bie në Venecia

Isa.Autor

Leave a Comment