Futboll Seria A Sport

NUK PO KALON NJË FORMË TË MIRË/ Giuffredi: Hysaj mund të largohet nga Napoli në…

Hysaj është temë dite në mediat italiane e sidomos në Naploi. E ardhmja e tij duket gjithnjë e më larg skuadrës së Ançelotit, edhe për faktin se ky i fundit po e ul gjithmonë dhe më shumë në stol. Zgjatja e negociatave për rinovimin e kontratës, ka krijuar një situatë aspak të qetë për futbollistin shqiptar, i cili për hir të së vërtetës nuk po kalon aspak një formë të mirë.

Agjenti i tij, Mario Giuffredi, kërkon që kjo çështje të mbyllet, dhe nëse nuk rinovohet kontrata, largimi është zgjidhja më e mirë. Në një intervistë për mediat italiane, Giuffredi është shprehur se transferimi i Hysaj mund të bëhet që në janar.

“Në Champios League Ancelotti ka zgjedhur të luajë me Maksimoviç, por është zgjedhje që duhet mirëkuptuar, nuk ka polemika me trajnerin. Megjithatë, nuk mund të thuhet se Hysaj u bë mediokër papritur. Do të shohim nëse është koha e duhur për kontratën.

Ka një klauzolë dhe Hysaj mund të largohet, në janar apo në qershor. Në Napolin e quajnë lojtar skacro, por ata duhet të pyesin pse ky lojtar është në qendër të merkatos?! Do të duhet të shkojë Hysaj te Çelësi, që ata zbulojnë se nuk është kaq keq”-ka thënë ndër të tjera Giuffredi.

Më tej agjenti i futbollistit shqiptar, ka polemizuar me gazetarët në Napoli, që sipas tij ndikojnë keq edhe te skuadra. “Ka gjëra që i dëmtojnë lojtarët. Kam lexuar apo dëgjuar shpesh gazetarët të thonë se Napoli kurrë nuk do e fitojë kampionatin. Këtu, dëshiroj t`u kutoj atyre se janë bashkë-përgjegjës. Një pjesë e humbjes vjen nga shtypi që masakron ekipin. Në Torino, mediat nuk sillen kështu”-është shprehur ndër të tjera Mario Giuffredi.

Related posts

KURSET PËR PËRGATITËSIT ATLETIKË/ Arrigo Saki mesazh për futbollin shqiptar: Është e rëndësishme për të ardhmem tuaj që…

Delo.autor

Braçe letër Tatimeve për FSHF: Dua informacion nga 2010 për pagat, punësimet…

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Pogba: Në celular kam pasur një gol të Ibrës, e kam si…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment