Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ “DËSHTIMI” më i madh Ancelottit nga eleminimi ndaj Juves deri tek…

Italiani nuk ka pësuar një poshtërim të tillë për më shumë se një dekadë, prej që ishte eliminuar nga grupe me Juventusin vite më parë.

Carlo Ancelotti është eliminuar në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2000.

Menaxheri italian, i cili ka qenë trajner edhe i Milanit, Chelseat dhe PSG, mori drejtimin e Napolit në maj.

Ai nuk ia arriti që ta kalojë grupin këtë vit, edhe pse, skuadra nga Serie A kishte në grup skuadra të forta si Liverpool dhe PSG.

Ky dështim është i pari pas 18 viteve kiur Angelotti për herë të parë ishte eliminuar nga faza e grupeve me Juventusin.

Më 2000-01, bardhezinjtë nuk kishin mundur për të kaluar këtë fazë, duke përfunduar në fund të grupit ku ishin Deportivo La Coruna, Panathinaikos dhe Hamburg.

Kjo erdhi pas dy sezoneve pasi që Juve kishte arritur në gjysmëfinale, përderisa Ancelotti po ashtu ishte eliminuar në fazën e grupeve me Parman më 1997-98, ku klubi kishte përfunduar i dyti në Grupin A pas Bourussia Dortmund, por ishte skuadra më me së paku pikë nga vendet e dyta.

Kujtojmë se në atë kohë sistemi ka qenë më ndryshe.

Nga atëherë, Ancelotti kishte pasur gjashtë sezone me Milanin, duke fituar këtë garë dy herë si dhe kishte arritur edhe një herë në finale, po ashtu kishte arritur në gjysmëfinale, çerekfinale dhe në 1/8 finales në të gjitha skuadrat që ka qenë.

Me Chelsea, Ancelotti arriti në 1/8-ën e finale dhe në çerekfinale, përderisa si trajner i PSG arriti në çerekfinale.

Italiani fitoi Ligën e Kampionëve edhe një herë me Real Madridin në sezonin 2013-14, para se të arrinte në gjysmëfinale një sezon më pas.

Me Bayern Munich, ai arriti në çerekfinale para se të shkarkohet një sezon më vonë, e cila gjë erdhi pas ndeshjen e dytë. Bayern arriti në gjysmëfinale pa të.

Këtë sezon, Napoli e filloi kampanjën e tyre në Europë me një barazim 0-0 kundër Crvena Zvezdës në Beograd, e mundi 1-0 Liverpoolin në Itali.

Napoli arriti dy barazime të jashtëzakonshme me PSG në dy ndeshjet e radhës, derisa fitoi 3-1 kundër Crvena Zvezdës. Humbja 1-0 në Anfield, megjithatë, i eliminojë ata duke i dërguar në Europa Ligë.

Related posts

U HODH SHORTI PËR BOTËRORIN 2022/ Kosova dhe Serbia në të njëjtin grup, shikoni çfarë bën FIFA… (VIDEO)

Delo.autor

“FOLA ME BAJRAMIN”/ Kumbulla rrëfen transferimin te Sassuolo, “kërcënon” edhe Italinë: Dua të jem në Evropian, fitojmë ne

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Crotone. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment