Futboll Premier League Sport

“ZIKALTËRIT” DUAN TA SJELLIN NË MILANO/ Menaxheri i Lukakut: Palët duhet të lëvizin, por jo…

Ka zgjatur rreth 40 minuta vizita e Federico Pastorellos në zyrat e Interit, ku natyrisht që në qendër të bisedës ishte situata e sulmuesit belg Romelu Lukaku, të cilin zikaltrit duan ta sjellin në Milano.

Menaxheri i sulmuesit belg tha se kishte ardhur në zyra, për të folur me Ausilion dhe Marottën, dhe për të kuptuar situatën, por pranoi se është një operacion mjaft i vështirë, që edhe mund të mos realizohet me sukses.

“Nuk ka asnjë të re. Vetëm një sqarim me drejtorin sportiv, për të kuptuar më mirë situatën dhe më pas do të presim për vendimin që do të marrin ata. Kohët nuk i vendosim ne, por është e qartë që nëse lojtari duhet të blihet, atëherë duhet të lëvizin gjërat. Sa i përket çmimit, nuk e di çfarë kanë në mendje, pasi unë nuk i bëj llogaritë e numrave asnjëherë. Interi po provon sigurisht, pasi është një objektiv i deklaruar, por në fund të fundit, jo çdo objektiv arrihet. Është gjithmonë mjaft e vështirë”, tha Pastorello kur doli nga zyrat e Interit.

Klubi zikaltër do të donte të sillte Lukakun në Milano brenda datës 7 korrik, për ta vënë në dispozicion të Contes që në ditën e parë të grumbullimit, por duket se situata nuk është aspak në favor të Ausilios dhe Marottës, dhe kjo për dy arsye.

E para sepse Manchester United ka refuzuar deri tani çdo ofertë të klubit zikaltër, duke bërë të qartë që negocion vetëm për një shkëmbim me Skriniar, ose për një pagesë prej 84 milionë eurosh, aq sa e morën dy vite më parë nga Evertoni.

Arsyeja e dytë lidhte me Mauro Icardin, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit, por momentalisht nuk ka merkato dhe nëse nuk largohet nga Milano, atëherë do të jetë e vështirë të vijë dikush tjetër, pasi Interi nuk ka ndërmend ta zhvlerësojë tërësisht argjentinasin.

Related posts

Pas humbjes në Champions, Guardiola kundër lojtarëve: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Q.Autor

“SHPËRTHEN” NDAJ TRAJNERIT KOEMAN/ Mesfushori Pjanic: Dua të luaj më shumë. Sinqerisht, nuk e kuptoj…

Delo.autor

E FUNDIT/ U ndëshkua me kartonin e kuq, ja kush është vendimi i UEFA-s për Ronaldon

Isa.Autor

Leave a Comment