Futboll La Liga Sport

NUK HUMBËN/ BARÇA “bie” pas 72 ndeshjesh, zbuloni statistikën NEGATIVE në takimin kundër Tottenhemit

Totenhemi shijoi një nga mbrëmjet më të bukura të historisë së tij europiane në “Camp Nou” të martën, pasi siguroi biletën e kualifikimit në 1/8-at e Champions-it jashtë çdo parashikimi (barazoi 1- 1 në minutën e 85-të). Megjithatë, përballë nuk kishim Barcelonën më të fortë, pasi me kualifikimin e hipotekuar që në javën e katërt, Valverde vendosi të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime.

fIJtxANM

Kjo ishte edhe një nga arsyet përse “Los Cules” humbën garën e zotërimit të topit, duke zbritur nën 50 për qind (48%). Kjo ndodhte për herë të parë në një ndeshje të grupit të Ligës së  Kampioneve prej vitit 2006 (kundër Verderit 42%) dhe prej atëherë kishin kaluar 72 ndeshje.

Related posts

FORMACIONI IDEAL DHE ZHGËNJIMET/ Mësoni emrat që spikatën për mirë apo për keq në javën e nëntë të Superiores

Delo.autor

Zbulohet shuma marramendëse që do të humbasë Li nga shitja e Milanit

Isa.Autor

Roma heq dorë nga Badelj, ‘piketon’ Mateo Kovacic për merkaton e verës

Q.Autor

Leave a Comment