Futboll Premier League Sport

LEGJENDA E MAN UNITED MASAKRON MESFUSHORIN/  Nëse s’di të bëjë një pasim të thjeshtë, të…

Paul Scholes nuk mendon se Ander Herrera ka kualitetin e mjaftueshëm për të luajtur te Manchester United pasi ka bërë një gabim të rëndë gjatë barazimit me Southampton të shtunën. Mesfushori spanjoll dështoi të jepte një pasim të thjeshtë drejt shokut të ekipit Paul Pogba në barazimin 2-2 të United ndaj Saints.
Scholes ka luajtur më tepër se 700 ndeshje me Djajtë e Kuq në karrierën e tij të suksesshme duke luajtur si një mesfushor qendror, roli i njëjtë që tani luan Herrera.
“Duhet të dyshosh te kualiteti i këtij lojtari,” shprehet Scholes për BT Sport pas barazimit të United ndaj Arsenal të mërkurën. “Nëse nuk jep dot një pasim të thjeshtë nga 30 metra, atëherë nuk duhet të jetë pjesë e klubit.”

Related posts

“AKORD NË LONDËR, NË SPANJË NUK KANË DYSHIME”/ Zbulohet trajneri i ri i Barcelonës, Xavi në pritje të shkarkimit

F.autor

U dënua për përdhunimin e shqiptares, Robinho do të vijojë të luajë

Q.Autor

FORMULA 1/ Binotto optimist për të ardhmen: Përsërita 3 herë me veten fjalët që do t’i thoja Vettel para se ta largonim nga Ferrari

Delo.autor

Leave a Comment