Futboll La Liga Sport

VAZHDOJNË PROBLEMET PËR ZIDANE/ Dëmtohet me kombëtaren Serbe afrimi i verës…

Dëmtimet mesa duket do jenë problemi kryesor për Real Madridin në sezonin e ri që sapo ka nisur.

Që në fillim të sezonit teknikut Zidan i duhej të përballej me një numër të lartë dëmtimesh, që e detyruan të luajë me të gjithë lojtarët që kishte në skuadër një sezon më parë, edhe pse bënë shumë afrime në merkaton e verës.

Ditën e sotme trajneri francez është vënë në dijeni se një lojtar tjetër i madrilenëve ka pësuar dëmtim gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij. Bëhet fjalë për Luka Joviç, i cili u transferua këtë verë në Spanjë, nga Aintraht Frankfurti.

Sulmuesi 21-vjeçar ishte grumbulluar me Serbinë për ndeshjet kualifikuese të Euro2020, por grumbullimi nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtari u aktivizua ditën e djeshme përballë Portugalisë në minutën e 87’ të ndeshjes dhe Federata Serbe e Futbollit, ditën e sotme ka njoftuar klubin spanjoll se sulmuesi ka pësuar një dëmtim.jovic

Joviç është larguar menjëherë nga grumbullimi me kombëtaren, teksa ka udhëtuar drejt Spanjës për vizita më të detajuara dhe për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Related posts

“Rusi 2018″/ Dita e së vërtetës për Gjermaninë dhe Brazilin, në lojë edhe SHQIPTARËT

Isa.Autor

PROBLEMET SI NDALEN TOTTENHAM/ Ylli i mesfushës larg fushave deri më 2019

Isa.Autor

FIFA i ndëshkoi me gjobë, reagon Granit XHAKA: I gëzuar dhe i relaksuar, nesër do të bëjmë gjithçka

Sadik.Autor

Leave a Comment