Futboll Premier League Sport

E DHIMBSHME/ I VDIQ I BIRI para syve, trajneri i portierit: Gati të shpëtojmë jetë të…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë javë në Angli, ku një portier 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e një përplasjeje në fushën e blertë me një nga sulmuesit kundërshtar. Portieri i Bedgrove Dinamos, Luka Kampanaro la portën e tij për të thyer një aksion të kundërshtarit, por duke qenë se fusha ishte shumë e lagur ka rrëshqitur duke i shkuar te këmbët kundërshtarit. Sulmuesi ka kërcyer në tentativë për të shpëtuar nga ndërhyrja dhe fatkeqësisht e ka shkelur në kokë, duke i sjellë edhe vdekjen.

Babi i portierit, i cili njëkohësisht është edhe trajneri i skuadrës ku Luka luante, ka folur pas kësaj tragjedie duke u shprehur se gjithçka ndodhi para syve të tij, megjithëse ende nuk e kupton se si ndodhi. Ai shprehet se djali i tij ishte një portier hero dhe megjithëse skuadra po humbiste 3-0, ai po luante me shpirt për të mos pësuar gola të tjerë, ndërkohë që ka vendosur të bëjë edhe një akt heroik.

“Ai është me engjëjt tani. Po buzëqesh dhe ndihet i lumtur, kështu që askush të mos mërzitet por vetëm ta kujtoni dhe të jeni të fortë aq sa ishte ai. Djali im, engjëlli im, fluturo sa më lart biri im” shkruante babai i futbollistit në rrjetet sociale.

Ndërkohë, mjekja që është marrë me djalin pas përplasjes, është shprehur se babai i portieri ka vendosur që të dhurojë organet për të tjerët që kanë nevojë, në mënyrë që dikush të shpëtojë nëse mundet. “Ai kishte një grup gjaku shumë të vështirë për t’u gjetur dhe të veçantë. Babai i tij ka vendosur që të dhurojë organet e djalit për spitalin. Më tha që është gati të ndihmojë të tjerët për të shpëtuar”, u shpreh mjekja e spitalit.

Related posts

PO SHKËLQEN NË SLLOVENI/ Çekiçi fiton 11-metërsh, Ljubjana ngec në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

KASAPË DHE KRIMINELË/ Ky është ekipi më i dhunshëm, nuk mungon as një…grua

Delo.autor

Bogdani: Humbje e ngashme me atë ndaj Kosovës, lojtarët duhet të zgjohen

Sadik.Autor

Leave a Comment