Futboll Seria A Sport

“TIFOZËT ZIKALTËR GJEJNË FAJTORIN”/ Interi në revoltë për të larguar “kokë e krimit”

Interi është eliminuar nga Champions League dhe në rrjetet sociale ka nisur “gjuetia” për faktorin e një dështimi të bujshëm dhe të papritur, sepse ndeshja ndaj PSV-së së eliminuar dukej e lehtë dhe mendja ishte te Barcelona, që ndonëse me shumë rezerva, nuk u mund në shtëpi nga Tottenham.

Luciano Spalletti është i akuzuari kryesor, aq sa në Twitter është shfaqur tashmë hashtagu #spallettiout.

Në shënjestër zgjedhjet e trajnerit, nga formacioni fillestar e deri tek zëvendësimi i sulmuesit Politano, ndër më të mirët në fushë, duke u futur Vrsaljko në një moment kur Interi ishte i detyruar të shënonte golin e fitores.

Një ndërrim i ngjashëm me atë në Torino ndaj Juventusit, kur Politano u zëvendësua nga Borja Valero, sinjal i qartë se trajneri zikaltër nuk ka guxim dhe nuk luan dot për fitore në çdo ndeshje.

“Meritojmë një skuadër më të mirë”, shkruhej në Twitter pas ndeshjes, me akuza të forta ndaj Spalletti-t, ndërsa nuk mungonte ironia e zakonshme: “Të akuzosh Barcelonën se mund të lërë ndeshjen e vet dhe pastaj t’ia futësh vetes në San Siro, ky është Interi dhe mirë bëjnë që na tallin tifozët kundërshtarë”.

Related posts

E BUJSHME NË SPANJË/ Autogoli i vitit vjen nga La Liga, por shijoni edhe një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Miranda: Jam ndër mbrojtësit më të fortë në botë, por inspirohem nga dy sulmues

F.autor

DESCHAMPS AFËR SHKARKIMIT/ Legjenda që pritet të marrë drejtimin e Francës

Delo.autor

Leave a Comment