Futboll Seria A Sport

E FUNIDT/ Alex Sandro rinovon kontratën me Juventusin deri më… (FOTO)

Faqja zyrtare e Juventusit ka bërë të ditur të ditur se mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro, e ka rinovuar kontratën me klubin, duke nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2023.

Sandro i ka luajtur 134 ndeshje për “Zonjën e vjetër”, duke i shënuar nëntë gola në këtë periudhë. Ai është mbrojtësi që ka luajtur më së shumti ndeshjes që kur u transferua në vitin 2015, si dhe ka bërë më shumti asiste, gjithsej 18.

Braziliani u transferua më 20 gusht të vitit 2015 në Juventus nga Porto për 26 milionë euro, kur kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare, e cila do të përfundonte verën e vitit të ardhshëm.

Për Alex Sandron kishte shprehur interesim gjatë afatit kalimtar të verës Manchester Unitedit, pasi që trajneri, tani i shkarkuar, Jose Mourinho, është tifoz i madh i brazilianit. Megjithatë, ky transferim kishte dështuar dhe Sandro mbeti në Juventus.

Nëse ai nuk do të nënshkruante kontratë të re me Juventusit, atëherë klubi italian do ta humbte atë si transferim të lirë gjatë afatit kalimtar të janarit ose do të detyrohej ta shiste atë për një çmim të ulët.

Por, tanimë Juventusi ka bërë të ditur se Sandro, i cili ka vlerë prej 50 milionë eurosh, e ka vazhduar kontratën me klubin italian deri në vitin 2023.

OFFICIAL | Alex Sandro stays Bianconero until 2023! ✍️⚪️⚫️➡️ http://juve.it/31aY30n3I3s #ForzaJuve

Gepostet von Juventus am Donnerstag, 20. Dezember 2018

Related posts

MESSI “MAGJIK”/ Shënon dopietë dhe dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale

F.autor

VENTSSPILS-TEUTA/ Pas 5 minutash lojë, sulmuesi Serihiçuk zhbllokon sfidën me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

NJË HISTORI QË MUND TË PËRSËRITET/ “Deja vu” e portierit Handanovic. Ja çfarë ndodhte më 16 maj 2009

Delo.autor

Leave a Comment