Futboll La Liga Sport

TAKTIKAT E GUARDIOLES/ Messi, Xafi dhe Henry zbulojnë “SEKRETET”

Lionel Messi, Xavi Hernandez dhe Thierry Henry i kanë zbuluar taktikat që i kishte përdorur ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, për ndeshjet kundër Real Madridit, duke treguar se si ai i kishte ndryshuar pozitat e lojtarëve për t’i hutuar rivalët.

Dokumentari “Take the Ball, Pass the Ball”,  i frymëzuar nga një libër i gazetarit Graham Hunter, i përmbledh vitet më të mira të Barcelonës së Pep Guardiolës. Përmes këtij dokumentari, tifozët e Barcelonës i kanë mësuar prapaskenat e klubit në atë periudhe të mrekullueshme për katalonasit, transmeton Gazeta Express.

Një nga shumë historitë interesante që tregohen në këtë dokumentar është edhe ajo për mënyrën se si Guardiola e kishte krijuar “9-in e rremë” për El Clasicon të cilën e fitoi Barcelona me rezultat 6-2.

“Fitorja me rezultat 6-2 është e veçantë sepse ne e bëmë një ndryshim taktik”, fillon të tregojë Xavi.

“Atë ditë filloi pozita e 9-it të rremë”, vazhdon Henry.

“Pep më telefonoi një ditë para El Clasicos dhe më tha ta takoj në Ciutat Esportiva për të më treguar se do ta bënim një ndryshim në pozitë”, kujton Messi.

“Ai kishte qenë duke shikuar ndeshje me Tito Vilanovën dhe ata kishin vendosur të bënin diçka të re”.

‘Guardiola e ndryshoi sistemin dhe i tha Henrys të luante anash dhe Eto’o do të luante mes mesfushorit të qendrës dhe mbrojtjes për t’i analizuar lëvizjet e Real Madridit”.

“Pep e kishte vërejtur se ata kurrë nuk bënin presion mbi sulmuesin e ndonjë skuadre, por superioriteti numerik që kishim ne me Messin si 9 të rremë bënte që ne gjithmonë ta kishim një lojtar ekstra për ta marrë topin”, thekson Xavi, për t’i analizuar lëvizjet.

“Ishte diçka e re për Real Madridin”, tha Messi.

“Ata na kishin studiuar shumë mirë, por ne e kishim lirinë kur unë shkoja në faza më defanzive dhe kur qendërmbrojtësin tentonin të mbronin kundër Samuelit dhe Henrys”.

“Për shkak se ata i mbronin një nga një lojtarët, Henry arriti ta shënojë golin e tij të parë”.

Edhe francezi pajtohet.

“Kjo taktikë funksionoi: Asisti i Messit ndodhi pikërisht në mënyrën që kishte kërkuar trajneri. Leo u vonua në pozitën e tij dhe kjo i habiti qendërmbrojtësit e Real Madridit. Unë hyra në atë hapësirë, Samueli në tjetrën atë dhe taktika funksionoi”.

Related posts

Përleshje masive në Spanjë: Pesë të burgosur, disa të lënduar para ndeshjes Bilbao – Spartak

Q.Autor

SKËNDERBEU HUMB KREUN/ Memelli i jep “leksione” Shehit, Laçi trondit kampionët në fuqi

Isa.Autor

BEFASON ICARDI/ Jetoj për GOLIN, ju tregoj raportet me Wanda NARËN, e kam si…

Isa.Autor

Leave a Comment