Bundesliga Futboll Sport

E PABESUESHME/ 9 gola radhazi, ylli i Kroacisë si MESSI dhe RONALDO

Sulmuesi i Kroacisë dhe Hoffenheim Andrej Kramaric është duke shijuar një formë fantastike. Kur Kramaric i dha Hoffenheim kryesimin ekipit të tij ndaj Manchester City-t në Champions League ditën e mërkurë, ishte goli i nëntë i shënuar në po aq ndeshje radhazi.

Ecuria e Kramaric ka nisur me golin ndaj Lyon në fillim të nëntorit në Champions League dhe më pas ai shënoi ndaj Augsburg, Spanjës, Anglisë (Liga e Kombeve për Kroacinë), Hertha, Shakhtar, Schalke, Wolfsburg dhe City.

Kramaric ka shënuar pesë gola në Champions League këtë sezon, por nuk mjaftuan për t’i dhënë kualifikimin klubit të tij. Teksa kroati mund të ketë vendosur një rekord për “tokësorët”, ai është shumë larg ecurisë 21 ndeshje radhazi me gol të Lionel Messi-t.

Nëse Kramaric do të shënojë gol tjetër në ndeshjen e radhës, ai barazon Ronaldo-n i cili ka shënuar në 10 ndeshje radhazi.

Related posts

Ditë nderimesh/ Presidenti Putin shpërndan dekoratat për heronjtë e Botërorit

Isa.Autor

BLEN 100% TË AKSIONEVE/ Bëhet president klubi ish-mesfushori i Italisë…

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Barcelona e sigurt në shitjen e Dembeles, më shtrenjtë seç është blerë

Isa.Autor

Leave a Comment