Futboll Shqipëri Sport

E PABESUSHME/ VLLAZNISË i “vjedhin” fitoren, BESËLIDHJA bën suprizën në Shkodër

Vllaznisë i ka shpëtuar fitorja në momentet e fundit ndaj Besëlidhjes duke marrë vetëm një pikë (rezultati 1-1). Shkodranëve u është mohuar 3-pikëshi në minutat shtesë të takimit ndaj lezhjanëve në “Loro Boriç”.

Që nga minuta e 56-ë kur kauluan në avantazh me Gocajn deri në kohën shtesë, kuqeblutë e Hasan Likës po dominonin takimin dhe po shkonin të qetë drejt fitores, por ka menduar afrikani Camara duke shtangur tifozët vendas dhe ekipin shkodran.

Pas javës së 13-ë, Vllaznia ruan kryesimin në grupin A të Kateogorisë së Parë dhe humbet kështu shansin e mirë për t’u shkëputur në renditje dhe për t’iu afruar akoma më tepër ngjitjes në Kategorinë Superiore.

Related posts

Federer eliminohet nga Wimbledon, Djokovic shkon në gjysmëfinale (VIDEO)

Isa.Autor

ATLETIKË/ Legjenda Kipchoge, në New York mbyll ciklin

F.autor

“BERNABEU” I RI ËSHTË “ANIJE KOZMIKE”/ Nga ndeshjet e futbollit tek ato të basketbollit dhe tenisit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment