Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Iu mohua “Topi i Artë”: CR7 do të marrë TROFEUN para Juve-Inter

Ka shumë arsye të forta se pse tifozët e Juventus kanë përzgjedhur Cristiano Ronaldo si “Futbollistin më të Vlefshëm të muajit”, për nëntorin. Duke nisur nga shifrat dhe statistikat, me CR7 që tashmë ka arritur numra dyshifror në Seria A me 10 gola të shënuar deri tani, duke bashkëkryesuar klasifikimin e golashënuesve. Në krahasim me sezonin e tij të fundit te Real Madrid, Ronaldo sezonin e kaluar iu desh të luante ndeshjen e 23-të që të shënonte golin e tij të 10-të, më datë 10 shkurt kundër Real Sociedad.

Për të kuptuar edhe më mirë vlerën historike të kësaj arritje, përpara Ronaldos, debutuesi më i fundit i Juventus që kishte shënuar të paktën 10 gola në Serie A pas vetëm 14 ndeshjesh, ishte John Charles në 1957/58. Por nuk janë vetëm 10 golat. Bashkë me ato, CR7 numëron edhe 5 asiste në emrin e tij, sikurse edhe 99 gjuajtje në portë. Për të vijuar me performancën e tij, këtë muaj Ronaldo ka realizuar golin e jashtëzakonshëm, duke dhënë një assist fantastic për Mario Mandzukic në Champions League. Për të mos përmendur prezencën e tij në çdo aksion të Juventus. Kështu, mbrëmjen e të premtes, para përballjes Juventus-Inter, Ronaldo do të marrë të gjitha duartrokitjet në “Allianz Stadium” kur një anëtar i Juventus do t’i akordojë çmimin.

Related posts

UZUNI-ZARAGOZA TËRBOJNË XAVI-N/ Granada i merr pikë mes kontestimesh. Atletico Madrid-Simeone zgjasin “martesën”

F.autor

I BËN KOMENTIN EPIK “JASHTËTOKËSORIT”/ Dani Alves: Për pak theva këmbën për fajin tënd (FOTO)

Delo.autor

E DUA TË GJITHË/ MILANI shumë PRANË “TIAGO SILVËS” së ri, do kushtoi 20 milion euro

Isa.Autor

Leave a Comment