Futboll Shqipëri Sport

JAVË PËR TU HARRUR/ Zhgënjejnë SHQIPTARËT në Zvicër, “buzëqesh” vetëm… (VIDEO)

Janë luajtur sot tri takime të vlefshme për javën e 16-të në kampionatin zviceran të futbollit dhe shqiptarët që luajnë në këtë ligë, nuk kanë pasur një fundjavë pozitive.

Bazeli i Taulant Xhakës është mposhtur 1-3 nga Jang Bojs, me mesfushorin kuqezi që luajti 90 minuta, por që nuk la gjurmë. Për më tepër, Xhaka u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Fundjavë disi më pozitive ka qenë për dyshen e Kosovës, Kryeziu-Kololli. Të dy futbollistë “dardanë” luajtën titullarë për Zyrihun, por nuk gjetën rrugën e rrjetës. Por Kololli arriti të asistojë në golin e parë të skuadrës së tij në fitoren 2-0 kundër Grashopersit.

Asisti i Benjamin Kolollit

Related posts

DËSHTOI NË SPANJË/ Ylli i Valencias rikthehet në Premier League tek…

Delo.autor

OFERTA “IMORALE” NGA ARABIA/ Shifrat për Messin të lënë pa fjalë

F.autor

PAS SUKSESIT NË KUPËN E SHQIPËRISË/ Ja premio e majme që Gjici vendos t’i japë lojtarëve

Delo.autor

Leave a Comment