Futboll Shqipëri Sport

E PAZAKONTË/ LUFTËTARI në mes të “rrëmujës”, MEZANI plas “bombën”: Lojtarët i telefojnë nga…

Tekniku i Luftëtarit Gentian Mezani nuk e ka fshehur dot zhgënjimin pas humbjes së sotme 1-0 me Kamzën. Për Supersport, trajneri vlonjat i bëri thirrje klubit gjirokastrit për të zgjidhur urgjentisht krizën financiare. Ai pranoi se te rezultati i sotëm ndikoi dhe problemet financiare, të cilat po i shtyjnë lojtarët të mendojnë largimin nga skuadra.

“Kemi bërë një pjesë të parë të dobët. Një mosdëshirë në pjesën e parë dhe pastaj një dëshirë për të shënuar në pjesën e dytë. Gjërat vështirësohen kur je në disavantazh dhe ndodhesh në situatë të keqe.

Ju e keni parë vetë. Financat ndikojnë shumë. Janë djem që po luajnë dhe po sakrifikojnë. Është dhe pjesa tjetër që po ngacmohet nga skuadrat e tjera. Lojtari është i predispozuar në fund të kampionatit të lëvizë. Dhe në këtë situatë humbet qetësia. Vështirësohen gjërat. Këto probleme u shfaqën në Durrës, në Gjirokastër.

Nuk kam shkop magjik dhe drejtuesit duhet ta rregullojnë këtë gjendje. Dua të qetësohet situata. Më kujtohet koha kur isha te Flamurtari, kthehem pas në kohë kur më pyesnin vazhdimisht për financat.
Motivimi nuk është më maksimal. Jemi në fund të mbylljes së fazës së dytë dhe padiskutim dhe është e vërtetë nuk e fsheh dot. Lojtarët i telefojnë nga skuadrat e tjera dhe i ngacmojnë shpesh.

Ata janë të papërqëndruar. Nuk duhet të zgjohemi kur jemi në disavantazh, duhet të futemi që në fillim për të fituar.
Unë shpresoj të zgjidhet kjo gjë dhe të mos flitet më.

Ua kam bërë të qartë ccunave që të japin maksimum. Por bëhen shumë faktorë dhe kundërshtari e shfrytëzon këtë situatë. Lojtarët janë profesionistë dhe duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës. Ne të bëjmë detyrën tonë, drejtuesit të bëjnë detyrën e tyrë.
K
ur e mora Luftëtarin ishte dëshira ime. Sepse ekipi kishte cilësi. Më është premtuar shumë që situata do rregullohet. Kam patur oferta nga ekipe të tjera dhe në Kosovë.

Kam shpresë se situata do të rregullohet. Nuk mund të hidhem me një gur të mbytem në lumë.
Është e pakrahasueshme pjesa e parë me pjesën e dytë”, deklaroi Mezani.

Related posts

E PABESUESHME/ MESSI apo RONALDO? Sulmuesi i Juventusit E TEPRON, ja kë zgjedh më të mirin

Isa.Autor

ÇUDIT HAZARD/ Ja “GJESTI FEMËROR” i belgut në ceremoninë e FIFA-s

Isa.Autor

Ozil në Man United?

Q.Autor

Leave a Comment