Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juventusi shumë pranë akordit për yllin uellsian

Merkato e janarit sillet rreth Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian është një futbollist pa kontratë në fund të sezonit te Arsenali dhe ky fakt ka zgjuar interesin e shumë klubeve evropiane.

Me Juventusin që thuhet se është shumë pranë, madje ka arritur dhe akordin verbal me 28 vjeçarin, një tjetër skuadër kampione del në skenë. Bëhet fjalë për Paris Saint Germain, me kampionët në fuqi të Francës që kanë gati një kontratë 18 mujore për Ramsey.

Sipas “L’Equipe” drejtori sportiv, Antero Henrique thuhet se ka qenë në kontakt me lojtarin e Arsenalit dhe ka negociuar një çmim prej rreth 10 deri në 20 milionë euro.

Në garë për shërbimet e Ramsey  janë edhe skuadra si Manchester United, Milan, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Related posts

Skandali në Shkodër/ Vllaznia nuk merr futbollistin e kombëtares shqiptare

Isa.Autor

TEUTA-APOLONIA/ Pas 16 minutash lojë, Bregu ndëshkon për “Durrsakët” (VIDEO)

Delo.autor

MBROJTËSI SHQIPTAR DREJT LARGIMIT/ Klubi rus i ofron rrogë të frikshme Hysajt, tundohet shkodrani

Delo.autor

Leave a Comment