Futboll Sport

“EDHE UNË DOJA TË ISHA FITUES”/ Griezmann: E fitova Botërorin, çfarë duhet të bëj tjetër për…?

Antoine Griezmann u shfaq i zhgënjyer që nuk e fitoi Topin e Artë, pas një viti të suksesshëm gjatë të cilit ai triumfoi në Evropa Ligë me Atletico Madridin dhe rrëmbeu trofeun e Kupës së Botës me Francën.

Griezmann përfundoi i treti, prapa fituesit Luka Modric dhe finalistit Cristiano Ronaldos për çmimin Topi i Artë 2018.

Sulmuesi francez fitoi dy trofe të rëndësishëm gjatë 2018-s, së pari Evropa Ligën me Atletico Madridin në maj dhe më pas Kupën e Botës me Francën në Rusi.

Griezmann ishte vendimtar në triumfin e Atleticos, duke shënuar një herë ndaj Arsenalit dhe gjysmëfinale dhe dy herë ndaj Marseille në finale.

Gjatë Kupës së Botës, ai i shënoi katër gola dhe dha dy asiste, përfshirë një kundër Kroacisë së Luka Modricit duke i ndihmuar Francës ta fitojë Botërorin për herë të dytë në histori.

“Kur e kuptova [që nuk kisha fituar], nuk doja të rrija në shtëpi në dy ditët e para [qesh]. Jo, është krenari e madhe të jesh në podium, të jesh kampion bote”, tha Griezmann.

“Llogaris në bashkëlojtarët e mi në klub dhe në ekipin kombëtar që në të ardhmen të jem në vendin e Lukës. E fitova Evropa Ligën dhe Kupën e Botës – çfarë duhet të bëj tjetër, nuk e di”, shtoi ai.

Related posts

“DOJA VETËM TË ZGJASJA PUNËN ME MILAN”/ Pioli: Uroj të vazhdoj me Ibrën edhe në të ardhmen

Delo.autor

Gallianit nuk i ndahet shpirti nga Milani, ja gjetja për të kujtuar kohët e arta

Sadik.Autor

JUVENTUS AFRON MORATAN/ “3-2-5” e Pirlos tani mund të bëhet realitet. Ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

Leave a Comment